Vreshtarët i morën subvencionet para fillimit të korrjeve të këtij viti

4.2.2020 11:00:00


Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski, së bashku me Shefin e Kabinetit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Nikica Baçovski sot u takuan me fermerët nga Negotina. Drejtori Babovski informoi se subvencionet për mirëmbajtjen e vreshtave tashmë janë në llogaritë e kultivuesve.

"Para festës së Shën Trifunit, kur edhe oficialisht fillojnë aktivitetet rreth mbledhjes së re, tek 16,000 persona,  paguam 583 milion denarë në një ditë. Bëhet fjalë për pagesën sipas masën 1.11 "Pagesa direkte për mirëmbajtjen e vreshtave." Shfrytëzues të kësaj mbështetjeje financiare janë ekonomitë  bujqësore që kanë minimum 0.2 hektarë vreshta, të cilat janë të regjistruara në regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore dhe fituan të drejtën e kësaj  mbështetje. - tha Babovski.

Shefi i kabinetit të Ministrit të Bujqësisë, Nikica Baçovski, theksoi se Qeveria, Ministria dhe Agjencia si institucione kompetente në periudhën e kaluar kanë marrë një seri vendimesh të guximshme dhe vendimtare që u sjellin dobi fermerëve.

"Zgjodhëm problemin shumëvjeçar që ju mundonte për rrushin e dorëzuar në kantinat e Povardaries, Stefanis dhe kantinat e tjera të vogla të regjistruara. Paguam 1.2 milion euro për 2.048 vreshtarë që kishin dorëzuar rrush në vitin 2014 dhe 2016 dhe nuk ishin paguar. Gjithashtu gjatë vitit të kaluar kemi paguar afër 9 milion euro për subvencionin bazë për mirëmbajtjen e vreshtave, ndërsa për subvencionin shtesë prej 1 denar për kilogram rrush të dorëzuar në llogaritë e 6,240 personave kemi paguar mbi 1 milion euro. Ashtu si deri tani MBPEU do të vazhdojë të jetë partner i fermerëve. Nuk ka më lista dhe ndarje. Të gjithë ata që kanë fituar të drejtën për shfrytëzimin e mbështetjes financiare, brenda një dite i marrin mjetet që ju takojnë si subvencione, "tha Baçovski.

Mjetet për subvencione bujqësore do të paguhen në një kohë atëherë kur fermerët i kanë më të nevojshme, pra para fillimit të korrjes së re. Babovski dhe Baçovski informuan pjesëmarrësit edhe për masat dhe mundësitë që mund të jenë në dispozicion të fermerëve për mbështetje edhe sipas Programit IPARD  dhe Kombëtar.

 

Share