Dimkovski: Deri në fund të afatit ligjor kanë mbetur edhe 7% duhan për blerje, do të blihet çdo kilogram duhan i prodhuar

3.2.2020 14:30:00


Çdo kilogram duhan i prodhuar nga korrja 2019 do të blihet tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski në konferencën e sotme për shtyp.

Deri më tani, 93.4% e duhanit të prodhuar është blerë, ndërsa deri në afatin ligjor, deri në fund të muajit mbetet rreth 7% e duhanit për tu blerë, i cili do të blihet plotësisht. Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë ka përforcuar kontrollet në terren, dhe nëse konstatohen parregullsi në blerje, do të ketë dënime për kompanitë e duhanit, në mënyrë që blerjet e duhanit të mos vonohen.

Unë u bëj thirrje prodhuesve të duhanit që të mos u nënshtrohen manipulimeve, pasi blerja do të zgjasë legalisht  deri më 29 shkurt, dhe pritet që këto 7% të blihen para afatit, brenda dhjetë ditëve. Çmimi mesatar i blerjes është aktualisht 220.8 denarë për kilogram që është çmimi mesatar më i lartë i blerjes deri më tani. Vitin e kaluar ishte 214.2 denarë për kilogram, ndërsa në vitin 2017 çmimi mesatar i blerjes ishte 217, 5 për kilogram. Në vitin 2015 çmimi mesatar i blerjes ishte 184 denarë për kilogram, dhe në vitin 2016, 196.8 denarë. Nëse kthehemi në vitin 2014, çmimi mesatar i blerjes ishte 117.2, që është çmimi mesatar më i ulët i blerjes që nga viti 2006 ", tha Ministri Dimkovski.

Dimkovski theksoi se në vitin 2017, në këto tre korrje, mbi 30 përqind e duhanit është i vlersuar si klas i parë.

Në krahasim, për sa i përket vlerësimit të duhanit, në vitin 2015 vetëm 12 përqind e duhanit u vlerësua si klas i parë, dhe në vitin 2016, vetëm 16 përqind.

Vlera e duhanit të blerë aktualisht është mbi 5.4 miliardë denarë, që është më shumë se dyfishi i vitit 2014, kur vlera e përgjithshme e duhanit të blerë ishte vetëm 2.9 miliardë denarë. Të gjitha këto të dhëna janë provë e mjaftueshme për punën shtëpiake dhe përgjegjëse të ministrisë, në këto dy vite e gjysëm, prodhuesit e duhanit e dinë se kush kujdeset me të vërtetë për këtë degë strategjike, tha Ministri Dimkovski në konferencën e sotme për shtyp.

 

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime