Fermerët nga Egri miratojnë planin e konsolidimit të tokës bujqësore, për herë të parë janë konsoliduar 336 hektarë tokë bujqësore

30.1.2020 11:00:00


Në mbrëmjen e kaluar Kuvendi i Pjesëmarrësve në Konsolidimin e tokës bujqësore në fshatin Egri, i mbajtur në Manastir, me shumicë votash pronarët e tokës bujqësore miratuan projekt planin për ndarjen e tokës bujqësore si fazë përfundimtare në procedurën e konsolidimit në kadastër të Egrit. Kuvendi u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përgjegjëse për zbatimin e politikës kombëtare për konsolidimin e tokës bujqësore.

Projekti për konsolidim në fshatin e Manastirit Egri, në të cilin marin pjesë 214 pronarë të tokave, është projekti i parë kompleks i konsolidimit në vend dhe në rajonin e gjerë. Me këtë plan, për herë të parë, u riblenë 336 hektarë tokë bujqësore, duke ndjekur parimin e shpërndarjes së parcelave të tokës, përfshirë ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës.

Konkretisht, në Egri, me konsolidimin numri i parcelave u zvogëlua për tre herë e gjysmë. Saktësisht 874 parcela fillestare janë reduktuar në 260 parcela të rrumbullakosura, dhe madhësia mesatare e parcelave prej 0.38 ha para konsolidimit u rrit në afërsisht 1.3 ha pas konsolidimit. Ose më parë numri mesatar i parcelave për pronar ishte më shumë se katër parcela. Tani me konsolidimin mesatarja është rreth një deri në dy parcela për pronar.

Me këtë proces të konsolidimit të tokës, të gjitha parcelat e reja të formuara marrin formën e duhur dhe një sipërfaqe më të madhe të përshtatshme për prodhimin bujqësor, me qasje në infrastrukturën rrugore dhe sistemet e ujitjes dhe kullimit. Të gjitha këto përfitime për fermerët nënkuptojnë harxhime më të vogla prodhimi, zvoglimin e kohës të përpunimit, mundësinë për aplikimin të teknologjisë moderne, e cila përfundimisht do të rezultojë në prodhim bujqësor modern dhe konkurrues.

Për më tepër, me projektin për konsolidimin e tokës bujqësore në fshatin. Egri, përveç përmirësimet e rëndësishme në strukturën e tokës, pritet të zvogëlohet rreziku nga përmbytjet e zonave bujqësore dhe dëmet që, për shkak të mungesës së një sistemi kullimi, kanë qenë një dukuri e rregullt vitet e fundit.

Pas miratimit të djeshëm të planit për ndarjen e parcelave në Egri, do të fillojë procesi i regjistrimit të parcelave të sapoformuara në Kadastrin e pasurive të patundshme dhe përgatitjet për investime në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore në zonën e konsolidimit. Është e parashikuar ndërtimi i rreth 10 km rrugë të reja hyrëse dhe mbi 9 km rrjet i ri kanalesh kullimi si dhe përmirësim të sistemit të ujitjes, me mjete të siguruara nga Instrumenti i BE-së për ndihmën e para-anëtarësimit.

Procedura e konsolidimit në Egri filloi në kuadër të Programit për mbështetjes teknike të FAO-s dhe vazhdoi me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit MAINLAND të zbatuar nga FAO dhe MBPEU.

Konsolidimi i tokës bujqësore është një proces i nevojshëm për të përmirësuar performancën dhe konkurrencën e sektorit bujqësor dhe për ta afruar atë me standardet evropiane. Suksesi i arritur në Egri dhe përfitimet e konsolidimit të tokës së fermave që do të bëhen realitet për fermerët  e Egrit,  pritet të stimulojnë interesin për futjen në proces edhe pronarët e tokave të tjera në pjesë të tjera të vendit.

 

Share