Dimkovski: Ka përfunduar rreth 80% e blerjes së duhanit, duke arritur çmimin më të lartë mesatar të blerjes në gjashtë vitet e fundit

9.1.2020 12:00:00


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, së bashku me Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror Zoran Shapuriq dhe Kryetarin e Komunës së Prilepit Ilija Jovanoski, vizituan Kombinatin e Duhanit Prilep dhe pikën e blerjes në f. Mallo Konjari.

Ministri Dimkovski theksoi se rreth 80% e blerjes së planifikuar të duhanit tashmë ka përfunduar, dhe deri më tani është arritur çmimi më i lartë mesatar i blerjes në gjashtë vitet e fundit.

 “Deri më tani janë blerë 20 milion kilogramë duhan, dhe është arritur një çmim mesatar blerjeje prej 222.5 denarë për kilogram. Ose vlera e duhanit të blerë është afër 4.3 miliardë denarë, nga të cilat 4.1 miliardë tashmë janë paguar nga kompanitë tek prodhuesit e duhanit. Kjo është arritje mjaft e lartë e çmimit mesatar të blerjes. Duke krahasuar në vitin 2018 ku çmimi mesatar i blerjes ishte 214.2 denarë për kilogram, ndërsa në vitin 2017 ishte 217.5 denarë për kilogram. Në krahasim me vitet e kaluara, në vitin 2014 çmimi mesatar i blerjes ishte 118 denarë, ndërsa në vitin 2015 çmimi mesatar i blerjes ishte 185 denarë. Ne presim që ky çmim të ruhet deri në fund të blerjes, "tha Ministri Dimkovski.

Shuma e dakorduar e blerjes nga korrja e 2019-ës është rreth 26 milion kilogram. Deri më tani, rreth 30% e sasisë së duhanit të blerë është e klasit të parë.

Ministri Dimkovski tha se prej këtë vit, në bazë të Ligjit të ri për duhan, produktet e duhanit dhe produktet përkatëse, fletët e provave do të shfuqizoheshin, gjë që do ti lehtësonte në mënyrë drastike procedurat administrative për prodhuesit e duhanit, d.m.th.  marëveshjet do ti lidhin direkt me kompanitë blerëse.

Për të stimuluar cilësinë, me modelin e ri për rritjen e  subvencioneve të prezantuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, subvencionet për duhanin e klasit të parë janë 80 denarë për kilogram, 70 denarë për klasën e dytë dhe 60 denarë për klasën e tretë dhe klasa shtesë. Në këtë mënyrë, motivohen prodhuesit e duhanit të prodhojnë  duhan cilësor për të arritur një çmim më të lartë blerjeje.

 

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime