U nënshkruan marëveshjet nga thirrja e dytë për fermerët e rinj. Prej vitit të ardhshëm mbështetja do të rritet në 20,000 euro.

30.12.2019 10:00:00


Sot filloi nënshkrimi i marrëveshjeve për masën "Ndihmë për fermerët e rinj për fillimin e një biznesi". Ndihma financiare për këtë masë është deri në 10,000 euro në formën e një granti. Gjithsej janë nënshkruar 102 marrëveshje.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, theksoi se kjo masë do të plotësojë nevojat e fermerëve të rinj që dëshirojnë të angazhohen në bujqësi, të investojnë në prodhimin e tyre bujqësor dhe të fillojnë biznesin e tyre.

"Të rinjtë në zonat rurale janë përparësia jonë kryesore dhe ne po punojmë shumë për të mbështetur zhvillimin e tyre. Me mbështetjen e të rinjve, do të kontribuohet në zhvillimin e zonave rurale, punësimin e t; rinjve përmes hapjes së bizneseve të veta, futjen e teknologjive të reja dhe moderne, të cilat përfundimisht do të rezultojnë në rritjen e prodhimit bujqësor ", tha Ministri Dimkovski.

 Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikolçe Babovski, theksoi se ka projekte dhe plane biznesi të fermerëve të rinj në të gjitha rajonet, projektet vijnë nga zona të ndryshme.

"Mund të them me kënaqësi se ndryshe nga njoftimi i mëparshëm në këtë njoftim kemi ide shumë kreative për zhvillimin e bizneseve të reja në agro sektor, të cilat do të menaxhohen nga të rinjtë. Mjetet janë një grant i pakthyeshëm ku me to aplikantët do të pajisen me: makinë për pastrimin e  duhanit, mulli, makinë për heqjen e kockave të qershisë së thatë, pajisje të plota për bletari, paisje për mbledhjen e lajthie, paisje për shkundjen e kumbullave ", tha drejtori Babovski.

 Përndryshe, në vetëm këto dy thirrje për fermerët e rinj, deri më tani janë lidhur 526 merëveshje. Me ndryshimet e fundit në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, mbështetja financiare për thirrjen e re që do të shpallet vitin e ardhshëm, që është rritur në 20,000 euro.

 

 

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime