Sot ka filluar projekti më i madh nga IPARD në historinë e Strugës. Për herë të parë, ne nuk po kthejmë mjete, por do të kërkojmë më shumë nga BE

13.12.2019 14:00:00


Sot në Strugë zyrtarisht u hap fabrika "Podgorka", për prodhimin, përpunimin, prerjen dhe paketimin e mishit sipas standardeve më moderne.

 Fabrika mori ndihmën më të lartë financiare nga Masa 3 - Investimi në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore në kuadër të programit IPARD 2, përkatësisht 2.2 milion EUR.

Pronari i kompanisë Memed Xhemajloski informoi se kompania aktualisht punëson rreth 50 persona nga rajoni i Strugës, dhe me zgjerimin e kapacitetit të fabrikës, të planifikuar për vitin 2020 dhe 2021 do të hapen edhe 100 vende të reja pune, nga e cila  do të ketë  rritje të mëtejshme të ekonomisë lokale përmes shfrytëzimit të furnitorëve vendas në procesin e prodhimit.

Drejtori i Agjencisë së Pagesave, Nikolla Babovski tha se përmes thirrjeve nga programi IPARD 2 janë nënshkruar 1.355 kontrata për të gjitha masat, në shumën 31.5 milion euro.

 Deri më tani, Republika e Maqedonisë së Veriut ka përdorur 39.5 përqind nga totali fondeve të disponueshme nga  IPARD 2. Deri më sot, 814 marëveshje janë autorizuar dhe 12.4 milion euro janë kthyer në llogaritë e aplikantëve për investime të realizuara plotësisht.

,  Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski shtoi se bëhet fjalë për një objekt ku ndërtimi dhe pajisjet e të cilit janë në përputhje të plotë me Standardet evropiane dhe kombëtare dhe për sigurinë e ushqimit dhe cilësinë e produkteve.  Kompania filloi me 30 të punësuar, 25 vende të tjera janë të hapura dhe numri i vendeve të reja të punës pritet të rritet.  Ministri Dimkovski theksoi se kjo është një dëshmi tjetër që vendi ka aftësi institucionale dhe njohuri për të zbatuar projekte madhore si ky investim  kapital modern në Strugë, i cili arriti të marrë fonde evropiane në kuadër të programit IPARD II me një projekt cilësor.  Investimi në objektet e përpunimit është i rëndësishëm jo vetëm për modernizimin e bujqësisë, por edhe për zhvillimin e ekonomisë së përgjithshme, si dhe për rritjen e eksporteve të produkteve vendase.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se hapa të këtillë vendimmarrës investuese të një kompani vendase, e cila me një projekt të suksesshëm arriti të sigurojë fonde nga programi IPARD është një shembull i vlefshëm që meriton të ndiqet dhe të mësohet nga përvojat e saj për të nxitur dhe inkurajuar edhe  nisma të tjera biznesi.

 Në fjalën e tij, Kryeministri tha se sot hapet projekti më i madh nga IPARD në historinë e Strugës, dhe për herë të parë nuk po kthejmë  mjete, por kërkojmë më shumë nga BE.

"Gjatë kësaj periudhe ne po bëjmë përpjekje të mëdha për të promovuar bashkëpunimin rajonal.  Ne po krijojmë kushte që do të bëjnë të mundur kontrollin 24-orësh të kufijve me kontrolle në një pikë doganore dhe praninin e ndërsjellë të kontrolleve fitosanitare mbi produktet që lëvizin nëpër rajon.  Kjo siguron transport të shpejtë dhe të sigurt të produkteve nga rajoni për të arritur në tregjet në një kohë optimale, e cila gjithashtu do të ndihmohet shumë nga korsitë e shpejta për kamionë ", tha kryeministri Zaev.

 Në hapjen e sotme të fabrikës Podgorka morën pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian, të cilët e identifikuan Maqedoninë e Veriut si një lider në shfrytëzimin e fondeve IPARD në rajon.

Share