Zonimi agro-mjedisor për prodhimin bujqësor produktiv, rezistent ndaj ndryshimеve klimatike

6.12.2019 10:00:00


Sot, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski mori pjesë në mbylljen e projektit dy vjeçar të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe FAO për përmirsimin e produktivitetin bujqësor, rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike si dhe krijimin e politikave informuese të bujqësisë.

E gjithë kjo tani është më lehtë falë krijimit të zonave agro-mjedisore kombëtare  dhe sistemeve të informimit agro-mjedisor.

"Baza e pare e të dhënave dhe veb-platforma që përmban të dhënat më të reja agro-mjedisore dhe hartat për Republikën e Maqedonisë së Veriut është një produkt kryesor që do të informojë më mirë politikat bujqësore në nivel kombëtar; dhe rrjedhimisht, do të ndihmojë në adaptimin e prodhimit bujqësor ndaj ndryshimeve klimatike në nivelin lokal ", tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski në hapjen e punëtorisë.

Megjithëse është një nga sektorët më të rëndësishëm ekonomik në vend, bujqësia është më pak produktive se mesatarja e BE-së. Ndryshueshmëria e klimës, veçanërisht ngricat e hershme, thatësirat dhe përmbytjet, shkaktojnë dëme serioze në prodhimin bujqësor dhe ndikojnë negativisht në jetën në mjediset rurale dhe disponueshmërinë e ushqimit. Si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të harmonizojë hartimin dhe zbatimin e politikës bujqësore me standardet e BE-së, duke përfshirë harmonizimin e masave për mbështetjen direkte me objektivat kombëtare të BE-së.

"Zonat agro-ekologjike të veçanta për kulturat bujqësore, tokat dhe kushtet klimatike paraqesin një vlerësim të dobishëm të potencialit bujqësor në vend për sa i përket produktivitetit dhe konkurrencës së tregut. Të njëjtat ofrojnë një mjet për planifikimin e zhvillimit rajonal dhe ekologjik të qëndrueshëm për sistemet e qëndrueshme të ushqimit ", tha ekonomisti i FAO-s, Fang Cheng. Ai shtoi se "Maqedonia e Veriut është vendi i parë në Ballkan që filloi të kryejë vlerësimin agro-mjedisor, i cili është vazhdim i përpjekjeve të përbashkëta të FAO-s dhe  Qeverinë për të përmirësuar monitorimin në bujqësi  dhe planifikimin e përdorimit të tokës, si dhe përmirësimin e sistemeve të prodhimit dhe politikat kombëtare të bazuara në teknologjitë moderne ”.

Për zgjedhjen e këtyre çështjeve, FAO punonte me MBPEU, institucione të tjera dhe akademinë për të zhvilluar një sistem të lartë të informacionit dhe sistem analitik, si dhe në kapacitetet njerëzore, sipas metodologjisë të FAO-s për yonimin agro-ekologjik. Kjo përfshin vlerësimin e burimeve të tokës, bazuar në karakteristikat e tokës, terrenit dhe karakteristikat klimatike dhe paraqitjen e kapaciteteve prodhuese dhe ekonomike  mbi dhjetë (10) kultura bujqësore nëpër rajone të ndryshme gjeografike të vendit.

Përfaqësues të ministrive kryesore, agjensioneve kombëtare, shoqatave bujqësore, akademisë, organizatave të shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtarë dhe mediave ishin pjesë e ngjarjes për të mësuar rreth zonimit të parë agro-mjedisor në vend dhe përfitimet për fermerët dhe politikë-bërësit.

 

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime