Dimkovski dhe Babovski në Komunën e Koçanit: Me investimet kapitale do të përmirësohen kushtet e jetesës në secilën komunë dhe do të parandalohet migrimi fshat-qytet.

29.11.2019 11:00:00


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, së bashku me Drejtorin e Agjensionit për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski dhe Kryetarin e Komunës së Koçanit, Nikollço Ilijev, morën pjesë në promovimin e realizimit të projekteve kapitale përmes masava të përcaktuara për komunat nga Programi i Zhvillimit Rural.

Dimkovski dhe Babovski vizituan lokacionin ku aktualisht po realizohet një projekt përmes masës "Investime në infrastrukturën rrugore lokale për të lidhur fshatrat me rrugë rajonale ose qytetet në gjatësi deri në 7 km ", d.m.th. në fshatin Orizari, ku po ndërtohet një rrugë për tu lidhur me Koçanin. Nëpërmjet të së njejtës masë bëhet edhe ndërtimi i një rruge lokale nga fshati Gradçe për në qytetin Koçan.

Ministri Trajan Dimkovski deklaroi se realizimi i këtyre projekteve do të thotë shumë për zhvillimin e përgjithshëm të infrastrukturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Me këto Investime do të përmirësohen kushtet e jetesës, do të zvogëlohet migracioni nga qyteti në fshat. Me përdorimin efektiv të këtyre masave do të zgjidhen problemet e infrastrukturës komunale dhe rrugore në zonat rurale, do të sigurohet infrastrukturë e qëndrueshme urbane dhe transportuese brenda dhe jashtë vendbanimeve rurale, me qëllimin e vetëm për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve, që pozitivisht gjithashtu do të ndikonjë edhe mbi zhvillimin e ekonomisë rajonale, "tha Dimkovski.

Drejtori Babovski theksoi se vetëm ky grant për këtë projekt arrin në 15.4 milion denarë, i ndjekur nga tre projekte të tjera.

"Projektet e tilla janë me domethënie jetike për popullatën. Kjo pjesë e vendit ku jemi sot më përpara ishte vetëm vrima dhe baltë, ndërsa të gjithë njerëzit në Republikën e Maqedonisë së Veriut meritojnë një jetë të mirë dhe zhvillim të ekuilibruar rajonal ”- tha drejtori Babovski.

Komuna e Koçanit përmes masave të Programit të Zhvillimit Rural garoi me 3 projekte, dhe përveç kësaj me një projekt tjetër garoi Qendra për Zhvillimin e Rajonit Lindor të  Planifikimit. Dy projektet e tjera që janë duke u realizuar janë ndërtimi i rrugëve në fshatrat Pologu i poshtëm, Mojanci, Trkanje, Pribaçevo, Orizari dhe ndërtimi i një rruge lokale nga Krushka deri në Ajdar. Për të tre këto projekte, Koçani ka marrë një ndihmë financiare prej 32.8 milion denarë nga Agjensioni për Pagesa. Përmes Qendrës për Zhvillimin e Rajonit Lindor të Planifikimit, po realizohet projekti për ndërtimin e një rruge hyrëse deri tek fshati Orizari deri në manastirin e Nënës më të Shenjtë  në vendbanimin turistik  Dobra Voda. Për këtë projekt, rajoni i planifikimit mori mbështetje financiare prej afër 13 milion denarë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut siguroi 38 milion euro për zbatimin e masave të destinuara për komunat përmes Programit të Zhvillimit Rural.

 

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën