Ministri Dimkovski në Prezantimin e Buxhetit të Qytetarëve 2020: Investimi në bujqësi do të thotë të investosh në zhvillimin e shtetit

21.11.2019 17:00:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski prezantoi sot buxhetin e vitit 2020 për sektorin bujqësor, i cili përfshin disa institucione që kanë buxhet të veçantë, por të gjitha kanë një kontribut po aq të rëndësishëm në zhvillimin e bujqësisë. Në veçanti, ato janë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Agjensioni për Pagesa, Agjensioni për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarinës, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë, Inspektorati Shtetëror i Pylltarisë dhe Gjuetisë dhe Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Draft-buxhetet fillestare totale të të shtatë institucioneve për vitin e ardhshëm 2020 janë me vlerë mbi 9.4 miliardë denarë. Të gjitha buxhetet bazë të këtyre institucioneve janë planifikuar në mënyrë që të jenë në gjendje të shërbejnë nevojave aktuale të sektorit bujqësor, duke përfshirë pagesën në kohë të subvencioneve dhe mbështetjet e tjera financiare, realizimin e investimeve të mëdha kapitale në menaxhimin e ujit, zhvillimin rural, bashkëfinancimin e fondeve evropiane dhe më shumë. Dimkovski theksoi se pjesa më e madhe e fondeve, gjegjësisht mbi 7,4 miliardë denarë, janë alokuar në Agjensionin për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, mbi një miliard denarë i përkasin MBPEU, 630 milion denarë është buxheti i Agjensionit për Ushqimi dhe Veterinari dhe mjetet e mbetura për institucionet të tjera në sektorin e bujqësisë.

  "Mbështetja e planifikuar totale financiare për sektorin e bujqësisë për vitin e ardhshëm është mbi 7.3 miliardë denarë, mjete që do të investohen direkt në zhvillimin, modernizimin dhe përafrimin e bujqësisë maqedonase me atë evropiane. Gjatë vitit të ardhshëm, mbi 6.5 miliardë denarë janë planifikuar për pagesa në kohë të subvencioneve për masat e prodhimit të bimëve dhe blegtorisë në Programin e Pagesave Direkte. Ky program, të cilin sektorët tashmë janë duke e përgatitur, do të përfshijë masa të reja dhe të modifikuara që do të kontribuojnë në një prodhimtari të qëndrueshme dhe me kosto efektive bujqësore. 800 miliardë denarë janë planifikuar për masat të këtij Programi, të cilat mundësojnë mbulimin e harxhimeve  për investimet kapitale në objektet përpunuese, përkrahjen për infrastrukturën rurale, ndërtimin e rrugëve hyrëse deri tek toka bujqësore, promovimin e produkteve bujqësore maqedonase, investimet në mbledhjen e frutave dhe vreshtave shumvjeçare si dhe furnizimin me koka shumimi. Investime të tilla do t'u japin mundësi fermerëve të realizojnë të ardhura më të mëdha, "tha Dimkovski.

 Dimkovski theksoi se vitin e ardhshëm, përmes Programit të Zhvillimit Rural, theks i veçantë do t'i jepet mbështetjes për fermerët e rinj dhe grave që të meren me bujqësi.

"Me ndryshimet e fundit në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, përveç masës ekzistuese për fillimin  e veprimtarisë bujqësore i projektuar për fermerët e rinj në vlerë prej 10,000 eurosh, ne fusim edhe  një masë tjetër bujqësore për personat deri në 40 vjet, për të cilat mbështetja financiare është 20,000 euro. Rinia është e ardhmja jonë. Përmes këtyre masave ne investojmë në fermerë të rinj, krijojmë kushte që ata të qëndrojnë në tokën e tyre të lindjes dhe të miren me bujqësi. Masa e ndihmës për një anëtare grua aktive në një familje bujqësore mundëson mbështetje financiare në shumë prej 180 mijë denarëve të pakthyeshëm. Investimi i mjeteve tek fermerët do të thotë të investosh në zhvillimin e shtetit, "tha Dimkovski.

Për vitin e ardhshëm për investime në infrastrukturën e ekonomisë ujore janë planifikuar 830 milion denarë. Sipas dinamikës së vendosur, vazhdon ndërtimi i sistemit ujitës të luginës jugore të lumit Vardar, fazës së dytë, të hidrosistemeve Zletovicë, Lisice, Raven – Recicë, si dhe digave Konsko dhe Reçani. Për më tepër, planifikohet azhurnimi i kanaleve të ujitjes dhe kullimit brenda filialeve të Drejtorisë së Ekonomisë së Ujërave. Në fushën e mbrojtjes së fondeve pyjore dhe menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve vitin e ardhshëm për Programin e Riprodhimit të Zgjatur janë planifikuar 18 milion denarë ose 1 milion denarë më tepër nga ky vit. Këto mjete do të përdoren për pyllëzimet e tokave të zhveshura dhe erozive shtetërore dhe private, zbatimin e masave të shumimit për të përmirësuar cilësinë dhe strukturën e pyjeve, si dhe mbrojtjen parandaluese të pyjeve nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

 Për mbrojtjen e bimëve, farërave dhe fidaneve janë planifikuar  73.5 milion denarë ose 24.3 milion denarë më shumë se këtë vit. Nga kjo shumë, 27 milion denarë janë për programin fitosanitar, pra 20 milion denarë më shumë se këtë vit. Shuma do të përdoret për të rritur monitorimin fitosanitar, i cili më në fund do të sigurojë cilësi të lartë dhe siguri të produkteve bujqësore parësore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, si dhe eksport më të madh në tregjet evropiane.

 

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime