Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski mori pjesë në dhënien e 17 marëveshjeve për mbështetje financiare për 9 ndërmarje bujqësore ekzistuese dhe 8 të sapokrijuara.
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga CARE Germany dhe Fondacioni Maqedonas për Zhvillimin e Ndërmarrjeve. Kjo ndihmë financiare do të stimulojë zhvillimin e partneritetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ministri Dimkovski theksoi se partneriteti është një segment kryesor për një bujqësi moderne, konkurruese dhe të orientuar nga eksporti
"Për herë të parë pas 5 vjet, realizohet Masa 131" Shoqata Ekonomike e Ekonomive Bujqësore për veprimtari të përbashkët bujqësore " në kuadër të Programit të Zhvillimit Rural për vitin 2018. Kjo masë përfshin disa nën-masa dhe llojet e mbështetjes, duke stimuluar më tej formimin e ndërmarjeve bujqësore dhe funksionimin e tyre. Ndërmarjet e reja janë moderne, të bazuara në parime demokratike dhe përmes tyre, fermerët do të tregtojnë me lehtësi produktin e tyre të fundit në tregjet e brendshme dhe të jashtme "- deklaroi Ministri Dimkovski.
Përveç kësaj, përmes bashkimit të ndërmarjeve, fermerët mund të aplikojnë më lehtë për ndihmë financiare përmes programeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të destinuara për bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe llojet e tjera të mbështetjes në dispozicion të fermerëve përmes Programit IPARD.
Nicola Bertolini, Udhëheqës is ektorit për bashkëpunim nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, deklaroi se shuma e përgjithshme e marëveshjeve të nënshkruara arriti në 891.357 euro, që është vetëm një pjesë e mbështetjes së Bashkimit Evropian për bujqësinë.
Një pjesë e avantazheve të shoqatës është përmirsimi i qasjes deri tek materialet të papërpunuara më cilësorë dhe më të lira, aplikimi i teknologjive moderne, cilësi e harmonizuar e produkteve, pozicioni më i mirë në treg dhe natyrisht, më e rëndësishmja, vendosja e besueshme.