Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, së bashku me Presidentin e Dhomës, Branko Azeski, përfaqësues të sektorit të biznesit dhe shoqatave bujqësore, morën pjesë në një panel diskutimi të organizuar nga Dhoma Ekonomike e Maqedonisë, me temën: Udhëzime për përparimin e sektorit të bujqësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ”. Në forum u ngritën pyetje të rëndësishme për bujqësinë, dhe të pranishmit patën mundësinë të japin sugjerime mbi zhvillimin e sektorit.
Ministri Dimkovski theksoi se sipas statistikave të fundit, pjesëmarja e sektorit të agro-ushqimit në sektorin e përgjithshëm bruto të vendit është rreth 13% dhe është në vendin e parë së bashku me tregtinë. Kjo pjesëmarrje domethënëse e bën bujqësinë një nga nxitësit e ekonomisë maqedonase. Dimkovski theksoi se këta tregues janë dëshmi se bujqësia ka potencial të madh për të drejtuar ekonominë maqedonase dhe për këtë arsye Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdimisht po merr masa për të stimuluar zhvillimin bujqësor dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm biznesi për kompanitë nga agro-sektori dhe për fermerët.
"Me ndryshimet e fundit në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, kemi shtuar një artikull ku prezantohet parafinancimi për sektorin e biznesit, d.m.th. ndërmarrjet që përfitojnë nga programi IPARD. Shfrytëzimi i IPARD po shkon shumë mirë, ky është viti i parë që ne nuk do t’i kthejmë paratë, diçka që ndodhte deri më tani për shkak të mos shfrytëzimit të fondeve. Ne gjithashtu do të kërkojmë edhe fonde shtesë për shkak të rritjes së interesit. Para-financimi nënkupton që kompanitë që kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje me Agjensionin e Pagesave për masat IPARD, pjesa që nuk financohet nga IPARD, pra depozita e vetë aplikuesit, do ta financojë shteti si një kredi pa interes, të cilën përfituesi i masës duhet ta kthejë brenda 8 viteve. Për shembull, nëse investimi i përgjithshëm është 100 mijë euro, 50 mijë euro janë të mbuluara përmes IPARD dhe 50 mijë euro nga vetë pjesëmarrja jonë, për të cilën me ndryshimet në ligj mundësjmë parafinancim nga shteti para fillimit të ndërtimit ”, tha Ministri Dimkovski.
Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë, Azeski, theksoi se megjithëse sektori bujqësor ka një kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit, ai nuk është trajtuar siç duhet deri më tani. Materiali i përpunuar nga shërbimi ekspert i dhomës për takimin e punës paraqet një koncept të ri për zhvillimin e një lloji të ri të agro sektorit tha Azeski, i cili u vlerësua pozitivisht nga Ministri Dimkovski dhe pjesëmarrësit.
Ministri Dimkovski theksoi se dy vitet e gjysëm të kaluara MBPEUE ka punuar intensivisht në realizimin e investimeve kapitale në infrastrukturën e administrimit të ujërave, të cilat janë të rëndësishme për rritjen e prodhimit bujqësor dhe krijimin e produkteve konkurruese.
"Aktualisht përmes programeve kombëtare të MBPEU investojmë në digat Konsko dhe Recani dhe vetëm për këto dy diga do të investohen rreth 70 milion euro në dy-tre vitet e ardhshme. Aktualisht, po ndërtohet një sistem vaditjeje në fazën e dytë për luginën jugore të lumit Vardar, që është rreth 24 milion euro. Me një kredi 80 milion euro nga banka gjermane KfW, do të bëhen investime në projekte kapitale për sistemet e ujitjes, gjegjësisht për fazën e dytë për sistemin Lisice, digën Konsko, fazën e tretë për projektin e ujitjes së luginës jugore të të Vardarit dhe Pepelishte. Kjo do të thotë se rreth 170 milion investohen nga viti 2017 në 5 vitet e ardhshme, që është një investim i madh në ujitje, "tha Dimkovski.
Dimkovski theksoi se përmes projektit të Bankës Botërore, rreth 30 milion euro do të investohen në ndërtimin e qendrave të blerjes-shpërndarjes, gjë që është e rëndësishme për krijimin e parakushteve për zhvlerësimin e produkteve bujqësore të tepërta dhe rritjes të eksportit.
Në forum, biznesmenët e pranishëm nga sektori i agro prezantuan sugjerimet dhe propozimet e tyre për çështje të caktuara që rëndojnë kompanitë. Pjesëmarrësit arritën në përfundimin se përmes komunikimit të vazhdueshëm, të hapur dhe të përbashkët do të arrihet qëllimi i zhvillimit të sektorit agro-ushqimor që ka potencial për të drejtuar ekonominë maqedonase.