KONKURS PUBLIK për ofrues të shërbimeve publike zbatim të masave dhe aktiviteteve nga Programi për mbrojtje të shumëllojshmërisë biologjike në blegtori nga viti 2025 deri në vitin 2031 për vitin 2025

22.4.2025 09:00:00


Në bazë të nenit 56 të Ligjit për Zooteknikë (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 87/23), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave shpall KONKURS PUBLIK për ofrues të shërbimeve publike për zbatimin e masave dhe aktiviteteve nga Programi për mbrojtjen e diversitetit biologjik në blegtorinë për vitin 2025, në kuadër të periudhës 2025–2031.

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkursin publik kanë subjektet e autorizuara për ofrimin e shërbimeve publike për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të Programit për mbrojtjen e diversitetit biologjik në blegtorinë, të cilat i plotësojnë kushtet e përgjithshme sipas nenit 53 paragrafi 1 të Ligjit për Zooteknikë, si dhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Rregulloren për kushtet më të detajuara për ofrimin e shërbimit publik të veçantë për mbrojtjen e diversitetit biologjik në blegtorinë, mënyrën e realizimit dhe monitorimit të diversitetit biologjik në blegtorinë dhe ruajtjen e variabilitetit gjenetik dhe rezervave gjenetike të kafshëve shtëpiake (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 151/10).

Dokumente për tu shkarkuar

KONKURS PUBLIK për ofrues të shërbimeve publike zbatim të masave dhe aktiviteteve nga Programi për mbrojtje të shumëllojshmërisë biologjike në blegtori nga viti 2025 deri në vitin 2031 për vitin 2025
Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime