Zëvendësministri Abdylshyqyr Abedini sot realizoi vizitë të qumështores “AlpiMilk” në fshatin Xhepçisht të Tetovës, një ndër qumështoret më të mëdha dhe më të suksesshme në vend në krye me Servet Qazimi dhe familjen e tij. Qumështorja Alpi është shfrytëzues i rregullt i masave prej programit IPARD të financuar nga BE-ja.
🔵Ekzistenca shumëvjeçare e “AlpiMilk” flet për disiplinën në punë dhe e gjithë kjo njihet nga konsumatorët dhe shpërblehet me besimin e tyre. Ajo që e bën një markë të njohur është prodhimi i produkteve cilësore të qumështit që krijohen në një atmosferë kreative pune.
🔵Si një ndër politikat dhe masat që ministrija jonë i krijoi është që sasitë e dorëzuara të qumështit të lopës, deles dhe dhisë të kalojnë në programin e ndërhyrjes, ku do të përshpejtohej pagesa për fermerët në baza mujore.
🔵Ne propozojmë rritje të subvencioneve për lopët me qumësht të lartë për 30% nga 3,100 denarë për krerë në 4,000 denarë.
Synimi ynë si ministri është që të kemi më shumë ushqim vendas, të jemi të pavarur nga importi, të krijojmë prodhim bujqësor modern dhe konkurrues, me fermerë të motivuar dhe të kënaqur.