Zëvendësministri Abedini priti në takim Urs Unkauf, drejtorin e shoqatës federale për zhvillimin ekonomik dhe tregtinë e jashtme

22.12.2022 13:50:00


Në hapësirat e #MBPEU zëvendësministri Abedini priti në takim Urs Unkauf, drejtorin e shoqatës federale për zhvillimin ekonomik dhe tregtinë e jashtme i cili ishte i interesuar për investim në vendin tonë, në fushën e bujqësisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i  kompanive të vendit tonë me kompanitë e Republikës Federale të Gjermanisë të cilët japin mbështetjen e tyre për procesin e mëtutjeshëm duke e parë Republikën e Maqedonisë së Veriut si vend të përshtatshëm, produktiv si dhe duke i cilësuar produktet e vendit tonë me vlerë të lart.Jemi të gatshëm që ne si ministri të japim informacionet e duhura dhe të ndihmojmë për çdo lloj investimi të huaj në vendin tonë.

Share