Zëvendësministri Abedini gjatë qëndrimit në Stamboll, u takua me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të organizatës BSEC, Ambasadorin Dimitrios RALLIS.

9.12.2022 11:00:00


Maqedonia e Veriut u bë anëtare e BSEC në vitin 2020 dhe që nga fillimi vendi ka qenë aktivisht i përfshirë në sferat sektoriale të bashkëpunimit, duke filluar nga tregtia dhe zhvillimi ekonomik, bankat dhe financat, komunikimi, energjia, transporti, bujqësia dhe agro-industria, shëndetësia, mbrojtja e mjedisit, turizmi, shkenca, teknologjia.Si anëtare e BSEC, Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të punojë në frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë dhe të rrisë respektin dhe besimin reciprok, dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve anëtare, si parim bazë i bashkëpunimit brenda BESC-së.

Share