Zëvendësministri Abedini morri pjesë në Samitin e 6-të Ekonomik të Stambollit ku ishte pjesë e panel diskutimit në temën ,, Global Value Chains"
8.12.2022 21:00:00
Maqedonia e Veriut ka krijuar disa politika dhe projekte bazë për zhvillimin e zinxhirëve të vlerës në bujqësi:
➡️Modeli i ri i subvencioneve kombëtare në bujqësi.
➡️Strategjia Kombëtare e Sigurisë Ushqimore.
➡️Projekti i Modernizimit të Bujqësisë.
➡️Projektet e ujitjes, veçanërisht mbështetje për prokurimin e sistemeve moderne të ujitjes dhe për ndërtimin e puseve dhe shfrytëzimin e ujërave.
Ministria ndjek një politikë afatgjatë për të mbështetur bujqësinë dhe zhvillimin rural në Maqedoninë e Veriut përmes subvencioneve të rëndësishme kombëtare dhe programeve IPA/IPARD.