Sot, zëvendësministri i Bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini, bëri hapjen e Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në komunën e Dollnenit.
9.11.2022 15:00:00
-Ky ka qenë një synim dhe premtim i imi, andaj sot kam kënaqësi dhe festë të veçantë. – ka shkruar zëvendësministri Abedini.
Arsyeja e hapjes së Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë është sepse Komuna e Dollnenit ka shumë bujq, të cilët merren me zhvillimin e kulturës së duhanit, që është një ndër kulturat më të pasura për shtetin tonë. Në këtë mënyrë bujqit e kësaj komune nuk do të kenë më nevojë që të udhëtojnë deri në largësi 30 kilometra për çfarëdo informacioni ose dokumenti. Bujqit në këtë Njësi Rajonale do të kenë mundësi të pajisen me informacionet që u nevojiten atyre në lidhje me Ministrinë e Bujqësisë, si edhe të kryejnë shërbimet e duhura në mënyrë sa më të shpejtë.
Falemenderojmë kryetarin e komunës së Dollnenit z. Urim Ibeski për bashkëpunim për hapjen e kësaj Njësie Rajonale.
- Detyra jonë është që të jemi sa më afër dhe gjithmonë pranë bujqve. – është shprehur me këtë rast zëvendësministri Abdylshyqyr Abedini.