Zëvendësministri Abedini mori pjesë në konferencen e organizuar nga USAID

18.10.2022 16:10:00


Zëvendësministri Abedini mori pjesë në konferencen e organizuar nga USAID për zhvillimin e ekosistemit të biznesit me të cilët kemi disa vite që diskutojmë dhe punojmë në tema të rëndësishme për rritjen e produktivitetit dhe cilësisë në prodhimtarinë bujqësore.

USAID-i e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet për përforcimin e praktikave dhe institucioneve demokratike, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Ne si ministri kompetente kemi obligim të krijojmë politika dhe masa të bazuara në diskutime të këtilla të thella dhe gjithëpërfshirëse dhe po mundohemi ta zgjerojmë sa më shumë këtë bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara.

Share