Zëvendësministri Abedini së bashku me këshilltarin Trajan Dimkovski morën pjesë në manifestimin e 31-të ,,Ditët e Orizit të Koçanit” 2022, organizuar nga Komuna e Koçanit, ku bëhet popullarizimi i orizit – simboli i rajonit të Koçanit dhe ruan traditën e prodhimit të orizit. Është një ndërthurje e traditës dhe shprehjes bashkëkohore artistike dhe një përshkrim i rrugës së orizit nga fusha në tryezë.
Pjesa kryesore e manifestimit, korrja dhe shirja tradicionale e orizit u mbajt sot në fushat e orizit në fshatin Podlog i Epërm, Koçan, ku edhe i'u dha çmimi prodhuesit më të suksesshëm të orizit.
Në këtë manifestim u prezantuan dhe u shijuan ushqimet tradicionale të përgaditura nga orizi.
Qëllimi i gjithë këtij organizimi është të dëshmojë cilësinë e njohur të orizit të Koçanit dhe të japë mbështetje në shitjen e tij brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.