Manifestimi, shënon fillimin e vjeljes së mollës në Prespë me këputjen ceremoniale të mollës së parë në pemishten e Swisslion Agroplod.
Manifestimi përfshinte aktivitete të shumta në fushën e bujqësisë, kulturës, turizmit, artit dhe sportit.
U shqyrtua edhe çështja e projektit të pikave grumbulluese ku një ndër ata e përfshin edhe Prespën e financuar nga banka botërore.
Në këtë manifestim u ndanë edhe çmime për femerët më të mirë.
Në bazë të programit për pagesa direkte u paguan 444 milionë denarë subvencione për mirëmbajtjen e pemishteve për 10.723 shfrytëzues.
Shuma e pagesave direkte për mollat është 41.000 denarë për hektar, përkatësisht 50.000 denarë për hektar për ekonomitë bujqësore me sipërfaqe të raportuar prej së paku 1 hektar deri në maksimum 5 hektarë.
Ne si ministri vazhdojmë të krijojmë politika dhe masa të suksesshme, dhe ti mbështesim financiarisht të gjithë fermerët që janë faktorët kryesor në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë së vendit tonë.