Nga 1 shtatori fillon gjuetia e derrave të egër si një nga masat në luftën kundër murtajës afrikane të derrave.

1.9.2022 10:35:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski sot ka miratuar vendim për miratimin e gjuetisë së gjahut në mbrojtje.

Me këtë vendim, nis një shpopullim maksimal i menjëhershëm i derrave të egër sipas një plani veprimi të përcaktuar ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomise së Ujërave  dhe Аgjencisë ushqimore dhe veterinare. Sezoni i gjuetisë fillon më 1 shtator në të gjitha vendgjuetitë në territorin e vendit, përveç vendgjuetisë në komunat Makedonska Kamenicë, Vinicë, Koçan dhe Dellçevë.

Miratimi i fillimit të gjuetisë së derrit të egër është një nga masat për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së murtajës afrikane të derrave, e cila kërcënon seriozisht sektorin e derrave. Ky vendim është marrë në bazë të takimeve koordinuese mes ministrisë, Agjencisë ushqimore dhe veterinare dhe të gjitha palëve përkatëse të prekura nga rreziku i përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Sipas Ligjit për gjuetinë, gjahu është pronë shtetërore dhe si e mirë e interesit të përgjithshëm të shtetit gëzon mbrojtje të veçantë dhe i nënshtrohet masave ligjore në rast të shfaqjes dhe përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.

Koncesionarët e gjahut në vendgjueti, menaxherët e vendgjuetisë shtetërore IP “Parqet Nacionale” dhe ND “Pyjet Nacionale” – Shkup, si menaxher të përkohshëm të vendgjuetisë pa koncesioner, duhet të rregullojnë punën e tyre në përputhje me dispozitën e vendimit të miratuar për miratimin e gjuetisë. Koncesionarët e gjahut në vendgjueti janë të detyruar të organizojnë gjuetinë në prani të rojtarit të gjahut, inspektorit të gjuetisë dhe mjekut të mjekësisë veterinare dhe pas përfundimit të gjuetisë, gjahu i kapur duhet të ruhet në një vend të caktuar të shënuar nga Koncesionarët e gjahut në vendgjueti. Gjithashtu kërkohet koncesionarët dhe drejtuesit e vendgjuetisë shtetërore të përcaktojnë ditët e gjuetisë për gjuetinë e intensifikuar të derrit të egër brenda 5 ditëve dhe të marrin të gjitha masat përpara fillimit të gjuetisë, e cila sipas vendimit të sotëm do të fillojë më 1 shtator.

Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave monitoron vazhdimisht situatën me murtajën afrikane të derrave dhe merr masa në kohë në koordinim me Agjencin ushqimore dhe veterinare dhe institucionet e tjera. Me iniciativën e ministrit Nikollovski, si një nga masat për monitorimin dhe parandalimin e murtajës afrikane të derrave, u propozua themelimi i menjëhershëm i trupit Koordinues. Ky trup Koordinues do të monitorojë në mënyrë aktive situatën dhe do të japë rekomandime në të ardhmen për nevojën e ndërmarrjes së masave shtesë.

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime