Karvani “Mbështetje për çdo fermer” ishte sot në fshatrat Tearcë, Nereshtë, Jançishtë dhe Çelopek. Sistemi i ujitjes në Tearcë po përparon, për dy muaj nga fillimi i ndërtimit është hedhur 30% e tubacionit

27.5.2022 15:50:00


Në kuadër të fushatës "Mbështetje për çdo fermer", sot ishin të pranishëm ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski së bashku me zëvendësministrin Abdylshyqyr Abedini, sekretarin e shtetit Rexhail Ismaili dhe drejtorin e Administratës së Ujërave. .

Agjenda në terren ka nisur në Komunën e Tearcës, ku janë inspektuar aktivitetet e ndërtimit të sistemit të ri të ujitjes së vogël dhe moderne. Sistemi mbështetet nga programi IPA i Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit “Sistemet e ujitjes të vogla, me kosto të ulët, miqësore me mjedisin”, me një vlerë totale prej 1.7 milionë euro, i projektuar për të përdorur teknologjinë e ujitjes me pika. Burimi kryesor i ujit është lumi Bistrica, ujërat e të cilit do të mundësojnë ujitjen e rreth 300 hektarëve tokë bujqësore, të cilën e kultivojnë rreth 120 fermerë. Ata do të kenë përfitim të drejtpërdrejtë nga ky projekt. Ndërtimi i sistemit është në fazën fillestare, ka nisur dy muaj më parë. Për këtë periudhë të shkurtër u vendosën tubacione në gjatësi prej 6391 metrash, që përbën rreth 30% të gjatësisë totale të tubacioneve në projekt që është 25716 metra. Aktivitetet e deritanishme po ecin mirë dhe në përputhje me dinamikën e ndërtimit.

“Me realizimin e këtij sistemi vaditës, 120 familje që kultivojnë kultura të ndryshme do të kenë një sistem modern të ujitjes me pika, i cili është shumë miqësor me mjedisin sepse uji përdoret në mënyrë racionale. Nuk ka humbje të ujit, dhe bimët kanë një lagështi të vazhdueshme të qëndrueshme që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e rendimentit, dhe rrjedhimisht në rritjen e fitimeve. Dhe ky është qëllimi kryesor i çdo fermeri, të mos shqetësohet nëse do të ketë ujë vaditës dhe të marrë rendimente më të larta për atë që investon dhe punon e gjithë familja. “Më vjen shumë mirë që ne si ministri dhe kjo Qeveri do të ndihmojmë 120 familje këtu në Tearcë që ta zgjidhin problemin e kahershëm dhe të kenë një sistem vaditjeje moderne, ekonomike dhe ekologjike”, tha ministri Nikolovski.

Fushata në terren vazhdoi në fshatin Nerestë, komuna e Jegunovcës, ku ministri u takua me bletarët Shpëtim dhe Rexhep Selmani. Ata janë bletarë seriozë me mbi 150 koshere dhe 450 kilogramë prodhim mjalti në vit. Ministri i informoi ata me të gjitha masat e marra nga ministria për zhvillimin e kësaj dege blegtorie. Përmes Programit për pagesat direkte ndajmë rreth 3 milionë euro në vit për bletarët. Përmes Programit IPARD dhe masës 7 për diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e biznesit, ne ndihmojmë bletarët me një investim minimal prej 1500 euro.

Në fshatin Jançishtë - komuna e Jegunovcës, ministri Nikolovski u takua me dy inovatorët e rinj Filip Kostadinoski dhe Gorjan Spirovski të cilët krijuan platformën për analizën e tokës. Platforma e tyre përbëhet nga pajisje që janë instaluar në zonat bujqësore që matin parametrat kritikë të tokës që janë të rëndësishëm në ciklin e rritjes së të korrave. Në bazë të analizës së të dhënave, informacioni dërgohet përmes një aplikacioni celular për njoftimet e situatave kritike si sëmundjet, nevoja për ujitje, plehërim dhe të ngjashme.

Si lokacion i fundit nga agjenda e sotme në terren, ministri Nikolovski vizitoi kooperativën bujqësore "Edinstvo" - Çelopek, në Komunën e Bërvenicës. Kjo është një nga kooperativat më të vjetra dhe në kuadër të tyre gjendet ferma e derrave "Suvogorska", fabrika e ushqimit "Nutriçel" dhe thertorja me produkte të përpunuara "Miç Çelopeçko".

Përfaqësuesit e kooperativës shprehën mbështetje për aktivitetet e ministrisë. Përfitues të shumë masave si dhe të programit IPARD.

Fushata në terren “Mbështetje për çdo fermer” do të vazhdojë me takime të drejtpërdrejta me fermerë nga të gjitha rajonet e vendit.

 

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime