Afati për aplikim për subvencione do të shtyhet

27.5.2022 12:23:00


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njofton fermerët se në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut  është dorëzuar kërkesë për ndryshimin e Programit dhe të Dekretit për mbështetje financiare në bujqësi, me të cilën do të shtyhet afati për aplikim për subvencione. deri më 30 qershor. Meqë të gjitha institucionet kanë dhënë opinion pozitiv, presim që amendamenti të miratohet në seancën e ardhshme të qeverisë.

Interesimi i fermerëve për aplikim për subvencione është i madh, sidomos te blegtorët të cilët kërkuan shtyrje të afatit. Ministria plotëson gjithmonë kërkesat e fermerëve. Amendimi i Programit dhe Dekretit për mbështetje financiare në bujqësi është pikërisht në interesin e tyre, në mënyrë që të mund të dorëzojnë aplikimet brenda afatit të ri, i cili propozojmë të shtyhet deri më 30 qershor.

Në këtë mënyrë ne do të ndihmojmë të gjithë fermerët që nuk kanë aplikuar sipas afatit ligjor që skadon më 31 maj të marrin një kohë shtesë prej plus një muaj, periudhë në të cilën ata mund të përgatisin aplikimet dhe të aplikojnë në kohë për të marrë mbështetja financiare e dhënë nga shteti.

Presim që amendamenti të miratohet, në interes të fermerëve.

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime