Projekti i ri i financuar nga BE për të mbështetur reformat e politikave dhe legjislacionit të pylltarisë

30.11.2021 11:50:00


Projekti i ri i financuar nga BE për të mbështetur reformat e politikave  dhe legjislacionit të pylltarisë filloi më 1 nëntor 2021 me një kohëzgjatje prej 9 muajsh. Përfituesi kryesor është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), së bashku me aktorë të tjerë si NP Pyjet Kombëtare, Parqet Kombëtare dhe organizata të tjera pyjore.

 

Për zbatimin e pojektit është angazhuar një ekip prej dy ekspertësh me përvojë në fushën e pylltarisë. Projekti do të propozojë një Strategjiе të përshtatur për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Pylltari, propozim për një ligj të ri për Pyjet dhe propozim për një Program të ri Kombëtar të Pylltarisë për implementimin e Strategjisë dhe Ligjit. Një grup pune strategjik dhe teknik i përbërë nga përfaqësues të aktorëve kryesorë do të punojë ngushtë me ekspertët e pylltarisë, si dhe do të organizohen konsultime publike.

 

Dokumentet e mësipërme do të përpunohen në përputhje me nevojat nacionale dhe në përputhje me politikat dhe strategjitë e BE-së në lidhje me pyjet, të tilla si Strategjia e diversitetit biologjik 2030, Strategjia e Pyjeve 2030 dhe legjislacioni i BE-së në lidhje me pyjet. Gjithashtu do të merren parasysh edhe përvojat përkatëse dhe praktikat e mira të vendeve anëtare të BE-së. Rrjedhimisht, projekti do të kontribuojë ndjeshëm në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Fonde shtesë IPA për mbështetje të mëtejshme përmes një projekti në shkallë të gjerë do të sigurohen gjatë vitit 2022.

 

Distancimi nga përgjegjësia: “Dokumentet e mësipërme do të përgatiten me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Autorët janë përgjegjës për përmbajtjen e tyre dhe nuk duhet të pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime