Nga dita e sotme fillojnë IPARD info ditët e hapura kushtuar masës 7 "Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla"

26.7.2021 11:00:00


Përfaqësuesit e Trupit për menaxhimin e IPARD në MBPEU dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në periudhën e ardhshme në një numër vendbanimesh, do të realizojnë info ditët e IPARD-it, Masës 7 "Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla “.

 Karvani i Info ditëve filloi sot, në Koçan dhe Berovë.

Të gjithë fermerët e interesuar, persona fizikë dhe juridikë, ndërmarrje mikro dhe të vogla, si dhe kooperativat, mund të informohen për detajet dhe mundësitë e ofruara nga kjo masë dhe mund të marrin pjesë në punëtorinë për IPARD, dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Trupit për menaxhimin e IPARD  do të ndihmojnë në marrjen e të gjitha përgjigjeve në lidhje me mundësinë dhe mënyrën për të krijuar aplikime cilësore për përfitimin e fondeve nga Masa 7.

Në këtë Thirrje Publike, e cila është e hapur deri më 22 gusht 2021, mund të dorëzohen Kërkesa për shfrytëzimin e mjeteve për sektorët e mëposhtëm prioritarë:

 

1.Prodhimi alternativ bujqësor

2.Prodhimi i produkteve ushqimore dhe pijeve për llojet e mëposhtme të investimeve:

  • Produkte alkoolike nga frutat dhe birra;
  • ëmbëlsira, pasta dhe produkte të furrës (bujëpjekës);
  • Çaj dhe ekstrakte bimore;
  • Erëza dhe barëra nga bimët;
  • Peshq të ujërave të ëmbla, gaforre dhe molusqe dhe
  • Produkte të tjerë që nuk renditen në Listën e Produkteve në Shtojcën I të Traktatit për Funksionimin e BE-së.

3. Prodhimi i produkteve jo ushqimore

4. Aktivitetet artizanale, të cilat janë në përputhje me Rregulloren për përcaktimin e veprimtarive që mund të kryhen nga zanatçinjtë

5. Sigurimi i shërbimeve në bujqësi

6. Zhvillimi i shërbimeve për popullatën rurale

7. Promovimi i turizmit rural

 

Si shfrytëzues të Masës 7 të pranueshëm si përfitues janë personat fizik dhe juridik që i përkasin kategorisë së ndërmarrjeve vogla dhe mikro dhe të vogla. Shuma e mbështetjes financiare varion nga 1,500 deri në 1 000 000 euro, duke mos përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar, kurse kthimi i investimit është deri në 65% të kostove totale të pranueshme. Buxheti i parashikuar për këtë masë është 9.6 milion euro, me mundësinë e zgjatjes së saj. Këto janë mjete serioze që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e ndërmarrjeve  ekzistueses, si dhe në hapjen e ndërmarrjeve të reja të vogla dhe mikro që janë motorë të ekonomisë së brendshme.

Qëllimi kryesor i kësaj mase është të inkurajojë punësimin dhe të rrisë aktivitetin ekonomik në zonat rurale, përmes zhvillimit dhe promovimit të turizmit rural, ruajtjen dhe zhvillimin e aktiviteteve artizanale dhe motivimin e ndërmarrjes rurale.

 Të gjitha informatat dhe dokumentacioni i nevojshëm për këtë thirrje mund të gjenden në faqen e internetit të AMFBZHR, www.ipardpa.gov.mk.

 Me ndihmën e fondeve nga programi IPARD 2, kompanitë vendase dhe fermat bujqësore do të zhvillohen, modernizohen, kurse produktet do të fitojn; vlerë më të madhe të shtuar.

Share