Nënshkruhen marrëveshje për mbështetje financiare me të gjithë tetë Qendrat për Zhvillimin e Rajoneve të Planifikimit. Në dispozicion janë 25 milion denarë të destinuara për rindërtimin e gjithsej 29 rrugëve lokale, numri më i madh i projekteve që nga fillimi i implementimit të këtij programi.

23.7.2021 13:00:00


Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave nënshkroi marrëveshjet që ofrojnë mbështetje financiare për zhvillimin e rajoneve planifikuese, në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Këtë vit ne nënshkruam marrëveshje me 8 Qendrat për Zhvillimin e Rajoneve Planifikuese. Buxheti i përgjithshëm është 25 milion denarë, mjete këto të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Këto fonde mbulojnë 20 komuna dhe do të financojnë rindërtimin e gjithsej 29 rrugëve lokale. Ky është numri më i madh i projekteve që nga fillimi I implementimit të këtij programi.

Qendrat kanë mundësinë të realizojnë investime për përmirësimin e infrastrukturës rrugore rurale përmes ndërtimit dhe rindërtimit të rrugëve hyrëse në zonat me aktivitet bujqësor intensiv.

 “Qëllimi ynë është që në kontinuitet të krijojmë kushte për zhvillimin e fshatrave. Politikat e forta agrare të përqendruara tek të rinjtë nuk do të funksionojnë nëse nuk përmirësojmë kushtet. Ka shumë të rinj që kanë zgjedhur të qëndrojnë në fshat dhe të vazhdojnë të punojnë tokën e tyre, e cila është trashëgimi sërgjyshore, është edhe amaneti i tyre. Ka shumë fermerë që marrin me qira tokë, zhvillojnë projektet e tyre agrare dhe kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë dhe përmirësimin e ekonomisë së brendshme.Alokimi i mjeteve për Qendrat për Zhvillimin e Rajoneve Planifikuese është një nga masat që mundëson zhvillimin rajonal dhe është mbështetja e politikave agrare për zhvillimin e fshatrave tona.Sot ndjej një kënaqësi të veçantë, pasi për ndryshim nga viti i kaluar, ku u nënshkruan vetëm katër marrëveshje, këtë vit do të nënshkruhen marrëveshje me të 8 rajonet planifikuese në vend”, theksoi ministri Hoxha, duke shtuar se Projektet e financimit përzgjidhen sipas kritereve të definuara në Program. Një risi në kriteret e pikëzimit është edhe rekomandimi i zbatuar i projektit "Zhvillimi i ekuilibruar rajonal, i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Maqedoninë e Veriut". Sipas rekomandimit, rajonet e planifikimit vlerësohen sipas shkallës së zhvillimit, siç edhe është theksuar në Vendimin për klasifikimin e rajoneve planifikuese sipas shkallës së zhvillimit për periudhën 2018-2023 - i miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku më shumë pikë fitojnë rajonet më të pazhvilluara të planifikimit.

Nënshkrimi i marrëveshjeve për financimin e projekteve për  përmirësimin e aksesit deri tek toka e punueshme në zona me aktivitet bujqësor intensiv, është mundësuar përmes Programit për subvencione kapitale.

Alokimi i fondeve për Qendrat për Zhvillimin e Rajoneve Planifikuese është njëra nga masat që mundëson zhvillimin rajonal dhe është mbështetje e politikave agrare për zhvillimin e fshatrave tona.

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën