U realizua debati publik për Projekt-Ligjin për Shitjen e Tokës Bujqësore në pronësi të Shtetit Hoxha: Qeveria dhe unë, si ministër i Bujqësisë, publikisht përmes mediave elektronike dhe të shkruara dhe në takime me të gjitha palët e interesuara, përfshirë edhe debatin e sotëm publik, po promovojmë justifikimin dhe nevojën e miratimit të Ligjit të ri si dhe përfitimiet aë dalin nga ky ligj në zhvillimin e përgjithshëm të bujqësisë në vendin tonë

22.7.2021 14:00:00


Me qëllim të transparencës së plotë, sot u zhvillua debat publik për përmbajtjen e Projekt-ligjit për Shitjen e Tokës Bujqësore në Pronësi të Shtetit. Në debatin publik morën pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, partnerët ekonomikë të Ministrisë së Bujqësisë (shoqatat e fermerëve, dhomat e tregtisë, nën-sektorët, grupet shkencore), si dhe të gjitha organizatat e tjera joqeveritare, të cilat kanë shprehur pikëpamje të caktuara lidhur me Ligjin në periudhën e kaluar.

MBPEU në gjithë këtë periudhën kohore të kaluar, ka pasur transparencën maksimale gjatë procedurës për hartimin e Ligjit dhe paralajmëroi për debat të gjerë publik. Fillimisht, gjatë procesit ne ofruam mbështetje profesionale dhe teknike nga organizatat ndërkombëtare, të cilat kanë përvojë të madhe në procese të tilla në të gjithë Evropën dhe botën, dhe më pas ekipi nga Ministria, me mbështetjen e ekspertëve të huaj dhe vendorë të angazhuar nga FAO, përgatiti draft tekstin e Ligjit. Në fillim të muajit maj, draft ligji u publikua në ENER, me qëllim të qasjes së hapur në përmbajtje për publikun e gjerë. Ligji zgjoi interes të madh publik dhe shumë komente. Disa nga vërejtjet u komentuan në ENER, dhe disa u dëgjuan përmes mediave. Të gjitha propozimet janë marrë parasysh, kështu që në Projekt-ligjin, i cili sot është objekt i diskutimit dhe i debatit publik, përfshihen të gjitha propozimet konstruktive të publikut dhe i njëjti ndryshon nga teksti origjinal që ishte në dispozicion të publikut.

"Më lejoni t'ju kujtoj se reforma në lidhje me menaxhimin e tokës bujqësore në pronësi të shtetit, mundësinë e shitjes së saj, ne si Qeveri e kemi paralajmëruar shumë më herët, përpara se të fillojë hartimi i  Ligjit. Nevoja për reformë lindi fillimisht nga debati i Komitetit të Bujqësisë në Qeverinë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pastaj, Kryeministri dhe unë, si ministër i Bujqësisë, publikisht përmes mediave elektronike dhe të shkruara dhe në takime me të gjitha palët e interesuara, shpjeguam justifikimin e reformës së tillë dhe përfitimet që do t'i kemi në zhvillimin e përgjithshëm të bujqësisë në vendin tonë. Me këtë rast do të doja të përmendja se sipas të dhënave të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, rreth 577 000 ha janë klasifikuar si tokë të punueshme në vend. Nga kjo hapësirë, rreth 240,000 ha ose 41% e totalit, janë në pronësi të shtetit dhe menaxhohen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Prej tyre, rreth 100,000 ha nuk menaxhohen në mënyrë aktive dhe nuk shfrytëzohen për prodhim bujqësor. Prandaj, prej këtu, mes tjerash lindi edhe nevoja për të futur një mekanizëm të ri për vendosjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit në funksion të zhvillimit bujqësor," tha Ministri Hoxha në fjalën e tij përshëndetëse para audiencën. Ai shpjegoi qëllimet që duhen të arrihen me zbatimin e ligjit të ri, përfitimet nga shitja, procedurat e shitjes, masat mbrojtëse për të parandaluar abuzimet e mundshme, si dhe shpjegoi në mënyrë më të hollësishme përfitimet ekonomike nga ky ligj për vendin tonë.

Ministri Hoxha theksoi se procesi gjithëpërfshirës në hartimin e Ligjit nuk janë thjesht vetëm fjalë boshe, por realitet që ne me të vërtetë e kemi zbatuar. Kështu, Projektligji, i cili sot është objekt diskutimi dhe debati publik, përfshin të gjitha propozimet konstruktive të publikut dhe ndryshon nga teksti origjinal që ishte në dispozicion të publikut.

Përfaqësuesit e pranishëm nga të gjithë palët e interesuara shprehën propozimet e tyre në një atmosferë konstruktive dhe në një frymë evropiane, duke shpreur lirshëm atë që mendoni se duhet të përfshihet, të plotësohet, apo të ndryshohet. Disa nga fermerët e pranishëm në sallë thanë se ata kanë qenë në pritje që tridhjetë vjet për një ligj të tillë në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm dhe të sigurt në investimet e tyre dhe shprehën mbështetje të fortë për miratimin e ligjit. Përfaqësuesi i OJQ-së Fronti Qytetar, u shpreh i kënaqur me mundësinë për të qenë i pranishëm në debatin publik dhe theksoi se ata janë kundër këtij ligji, por prapë se prapë nga kjo OJQ janë të kënaqur sepse një nen i ligjit është fshirë, që për ta do të thotë që MBPEU ka dëgjuar kërkesën e tyre dhe ka vepruar në përputhje me rrethanat.

Debati i sotëm publik ishte i orientuar në atë drejtim, për të dëgjuar propozime të argumentuara mirë nga të gjithë që janë të përfshirë, qofshin ata prodhues të drejtpërdrejtë, tregtarë apo punëtorë shkencorë. Nëse propozimet e tyre kanë për qëllim përmirësimin e tekstit të ligjit, ne do t'i shqyrtojmë me kujdesin e duhur dhe sigurisht që propozimet konstruktive do të pranohen nga ana jonë.

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime