Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, mori pjesë në ngjarjen që shënoi solemnisht fillimin e korrjes së ZK Pelagonija SHA Manastir. Ngjarja u organizua në një nga fushat e drithërave të kësaj kompanie, e cila është një nga liderët në fushën e agrobiznesit.
“Nuk ka gëzim më të madh për fermerin sesa kur arrin të korr frytet e punës së tij. Gëzim edhe më i madh është atëherë kur viti është i frytshëm dhe korrja është e pasur, ky është shpërblimi më i mirë për mundin e dhënë. E gjithë puna e tyre, e gjithë koha e përkushtuar dhe e gjithë dashuria që fermerët japin në fushat e tyre me grurë, le t‘u kthehet atyre si bekim përmes korrjes së begatë. Natyra ne na ka dhënë gjithçka që na nevojitet, diellin, ujin, shiun dhe në kushte të këtilla klimatike, kultivimi i kulturave të drithërave është me të vërtetë i shkëlqyer në vendin tonë, kjo vlen posaçërisht për rajonin e Pellagonisë, hambarin tonë më të madh të drithit. E gjitha kjo dëshmohet nga të dhënat e njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, sipas të cilave sipërfaqja e punueshme me grurë në vitin 2021 është rreth 79,000 hektarë, që paraqet një rritje prej rreth 7% në krahasim me vitin 2020.
Këtë vit, pritet rendiment mesatar prej rreth 3,200 deri në 3,500 kg / ha ose në total prej rreth 260,000 ton grurë.
"Puna në sektorin e bujqësisë nuk ka qenë e lehtë kurrë. Përkundrazi, gjithmonë ka qenë më shumë sesa një sfidë. Nga kohërat e lashta, toka për paraardhësit tanë ka qenë gjithçka! Ndërkaq përpunimi i saj ka kërkuar njohuri, forcë fizike dhe kushte të mira të motit. Sot, ZK Pelagonija, falë punonjësve të saj profesionistë në këtë fushë, mekanizimit më modern, farërave cilësore, e ka shëndruar këtë industri, në hallkën më të fortë për të jetuar nën këtë nënqiell. Falë hapësirave tona me të mbjedha të misrit, grurit, elbit, lulediellit, shumë industri kanë zgjatur jetën e tyre të punës. Tokën pjellore, Pellagoninë pjellore, në të cilën jemi duke qëndruar edhe sot, e kemi fituar me trashigimi, por njohuritë dhe puna janë tonat", theksoi Vesna Beleshovska, Drejtore Ekzekutive e ZK Pelagonija.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në kontinuitet ka mbështur prodhimin e grurit si një nga produktet strategjike në vendin tonë, përmes programit për mbështetje financiare në bujqësi me 12,000 denarë për hektar për grurë të mbjellë me material fare të certifikuar. Gruri, si edhe drithërat e tjerë, është më ekonomik dhe më fitimprurës nëse prodhohet në hapësira më të mëdha. Për atë qëllim, Qeveria dhe Ministria kanë siguruar mbështetje më të madhe financiare për grurin e mbjellë me material fare të certifikuar për sipërfaqe nga 5 deri në 50 hektarë me mbështetje finaciare prej 14,400 denarë për hektar.
Ministri Hoxha u uroi përfaqësuesve të ZK Pelagonija korrje të bereqetshme, duke theksuar se dëshiron të njëjtën gjë për të gjithë fermerët që merren me kultivimin e kulturave të drithërave, jo vetëm në vendin tonë por edhe në mbarrë rruzullin tokësor.