Takimi i parë i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha me kultivuesit e rrushit dhe kantinat e verës, së bashku për një vit të ardhshëm të suksesshëm

3.2.2021 15:30:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sot në sallën e sporteve "Boris Trajkovski" ka realizuar takimin e parë me kultivuesit e rrushit dhe përfaqësuesit e kantinave të verës para fillimit të sezonit me qëllim të informimit në kohë dhe marrjen e aktiviteteve të përbashkëta që ky vit të jetë i suksesshëm.
Ashtu edhe siç ishte premtuar nga Ministri Hoxha, pas përfundimit të të gjithë procesit të pagesës së fondeve për vreshtarët, ai menjëherë realizoi takimin e paralajmëruar.

"Vitin e kaluar ne kemi përmbushur të gjitha premtimet në lidhje me mbështetjen financiare për prodhuesit, ky takim i sotëm është takimi i parë, dhe të tjerë pas këtij do të pasojnë. Sot ne  vendosëm dialog midis kultivuesve të rrushit dhe kantinave të verës në lidhje me atë se çfarë presim nga ky vit. Të gjitha kantinat e verës janë angazhuar të raportojnë për nevojën e tyre për rrush këtë vit, gjishtashtu  janë angazhuar që të japin sugjerimet e tyre se si të mirëmbahet rrushi këtë vit që të ketë cilësi më të mirë dhe besoj se në takimin e ardhshëm do të kemi hapa konkret që gradualisht të kemi një vit të suksesshëm."- tha Ministri Hoxha.
 
Kjo përfshirje dhe ky partneritet i Ministrisë është një zgjidhje për rezultate të mira dhe pozitive. Ne vazhdojmë të përballemi së bashku me të gjitha sfidat duke komunikuar vazhdimisht dhe duke mbajtur takime konstruktive.

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime