Minstri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Naser Nuredini realizuan takim me përfaqësues nga Agjencia Turke e Sigurimeve Bujqësore TARSIM

21.1.2021 12:30:00


Ndryshimi i klimës imponohet si një kërcënim serioz për prodhimin bujqësor dhe nevojitet një qasje e organizuar për tu përshtatur, por edhe për mbrojtjen e produkteve bujqësore duke i siguruar ato. Në këtë drejtim, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Z. Arjanit Hoxha i shoqëruar nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Z. Naser Nuredini zhvilluan nјë takim me menaxheren e përgjithshme të TARSIM, Znj. Serpil Gunal, përfaqësuesin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë Z. Bekir Engurulu dhe anëtarë të tjerë të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë së Sigurimit Bujqësor TARSIM në Republikën e Turqisë. Në këtë takim u prezantua mënyra e funksionimit të TARSIM, njëherit pjesëmarrësit u dakorduan për bashkëpunim për asistencë teknike, e cila do të vendosë një sistem të sigurimeve bujqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në të njëjtën kohë, palët u dakorduan për të formuar grupe pune me përfaqësues nga të dy vendet për të filluar procesin e krijimit të një sistemi të sigurimeve bujqësore në Maqedoninë e Veriut. Ky sistem do të ofrojë një zgjidhje afatgjatë për problemet që vijnë nga katastrofat natyrore dhe ndryshimet klimatike në sektorin e bujqësisë, por edhe promovimin e sektorit të sigurimeve në sferën e bujqësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Share