Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sot në Strugë, së bashku me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Bledi Çuçi,, nënshkruan Marrëveshjen për menaxhim të përbashkët të qëndrueshëm të peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës dhe avancimit të mëtejshëm të përpjekjeve tona për integrim në BE.
Kjo Marrëveshje u përgatit për institucionalizimin e angazhimit të përbashkët të dy vendeve - Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.
"Siç dihet tashmë, Liqenet e Ohrit dhe Prespës janë një nga më të pasurit me faunën e peshkut, kështu që u imponohen më shumë sfida autoriteteve. Qëllimi ynë është të krijojmë një strukturë institucionale të harmonizuar dhe një qasje bashkëpunuese për këto liqene. Unë do të doja të theksoja se kjo Marrëveshje ofron bazë për krijimin e një organi të ri dypalësh - Komiteti i përbashkët për peshkim në Liqenin e Ohrit dhe Liqenin e Prespës. Ky Komitet do të zhvillojë bashkëpunimin ndërkufitar në fushën e peshkimit dhe do të përgatisë rekomandime për t'i drejtuar të dy palët drejt harmonizimit të rregulloreve të tyre të peshkimit dhe menaxhimit të peshkimit," tha Ministri Hoxha.
Mbështetja për këtë aktivitet sigurohet nga projekti rajonal i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman (GIZ) Ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i biodiversitetit të Prespës, Ohrit" dhe partnerit të tij këshillues "Instituti i peshkimit të ujërave të ëmbla Potsdam-Sakrov (IfB).
"Fauna e peshkut nuk ka as pasaportë dhe as kufi. Nga sot shpresoj që fauna e peshkut të trajtohet si një tërësi. Këtë vit ne kemi furnizuar liqenin me 1.6 milion troftë, ato nuk janë vetëm pjesë e liqenit tonë, por e gjithë liqenit i të Ohrit dhe për këtë arsye duam që të kemi një vizion, një qëllim dhe të kontribuojmë në të ardhmen që të kemi më shumë peshq në të gjithë liqenin - tha Ministri Çuçi.
Para disa kohësh, Ministri Hoxha vizitoi Republikën e Shqipërisë, ku u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëpunim Fitosanitar, me çka u realizuan çertifikatat fitosanitare midis vendeve tona, që kulmuan me njohje reciproke për shkëmbim tregtar të lirë të produkteve bujqësore. Me këtë u krijua korridor plotësisht i lirë për qarkullimin e produkteve bujqësore në të dy vendet. Kjo paraqet hap të mëtejshëm drejt për zhvillimin e rajonit tonë dhe iniciativës së "Shengenit Ballkanik".
Të dy ministritë edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të krijojnë mundësi dhe të punojnë drejt avancimit dhe zhvillimit të të dy vendeve.