Grumbullimi i duhanit ka filluar, ministri Hoxha inspektoi pikën e grumbullimit në "Tutunski Kombinat SH.A Prilep": Asnjë kilogram i duhanit nuk do të mbetet pa u blerë

25.11.2020 15:00:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, së bashku me kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski dhe drejtorin e "Tutunski Kombinat SH.A Prilep", Kire Stankoski inspektuan aktivitetet e grumbullimit në një nga pikat e grumbullimit në kombinat.

Procesi i grumbullimit këtë vit zhvillohet në kushte të pandemisë dhe për këtë arsye të gjitha pikat e grumbullimit në të gjithë vendin procesin e realizojnë duke respektuar masat mbrojtëse në nivelin më të lartë të mundëshëm. Mbrojtja e shëndetit të të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë proces është e një përparësie të veçantë, grumbullimi duhet të kalojë me sukses dhe i sigurt nga pikëpamja shëndetësore.
"Kjo është kompania e dytë që ka filluar me grumbullimin. Ne jemi këtu për të parë se si shkon procesi. Pres që të mos ketë vështirësi të mëdha në grumbullimin e duhanit, është shumë herët për të dhënë ndonjë vlerësim. Presim që gjithçka të shkojë sa më të mirë", tha Ministri Hoxha.

Ai gjithashtu u bëri thirrje prodhuesve të duhanit që të mos krijojnë rradhë, tensione dhe pakënaqësi në pikat e grumbullimit sepse gjithçka për të cilën është rënë dakord do të realizohet, asnjë kilogram i vetëm duhani nuk do të mbetet i pa blerë, nuk ka vend për shqetësim dhe padurim.
Ministri Hoxha poashtu bëri thirrje që masat dhe protokollet mbrojtëse të respektohen, sepse nëse ndodh që të infektohet dikush, atëherë e gjithë pika e grumbullimit do të duhet të mbyllet.
Si masë parandaluese për të zvogëluar rrezikun, grumbulluesit kanë bërë një plan të detajuar ku prodhuesit e duhanit do të dinë saktësisht se në cilën datë do të duhet të sjellin duhanin, në mënyrë që të parandalohet mbingarkesa.
Drejtori i "Tutunski Kombinat SH.A Prilep", Kire Stankoski deklaroi se janë siguruar mjetet financiare për grumbullimin e duhanit për korrjen e vitit 2020. Pagesa do të bëhet në të njëjtën mënyrë si në vitet e mëparshme, dmth pas dorëzimit të duhanit, tashmë të përcaktuar, nënkontraktorët do t'i kenë mjetet në llogaritë e tyre. Fabrika e duhanit ka 21 pika grumbullimi. Në ditët në vijim, të gjithë do të fillojnë me grumbullimin.
Përfaqësuesi i Unionit të Prodhuesve të Duhanit, Mende Stomnarski tha se ata do të bëjnë gjithçka që kanë në fuqinë e tyre, në drejtim të mbrojtjes së prodhuesve të duhanit, në mënyrë që asnjë prodhues të mos dëmtohet.
Kryetari i Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski u bëri thirrje të gjitha kompanive grumbulluese që të respektojnë çmimet e përcaktuara të klasave të duhanit, sepse vetëm atëherë prodhuesit e duhanit, të cilët janë kryesisht nga rajoni i Prilepit, në fund të grumbullimit do të jenë të kënaqur.

Duhani oriental rritet mirë në fushat tona për shkak të kushteve të favorshme klimatike. Të korrat e rëna dakord të këtij viti janë 23 milion kilogramë. Sasitë do të grumbullohen plotësisht, për të cilat janë lidhur 29,932 marrëveshje të grumbullimit me dhjetë kompani grumbulluese.
Grumbullimi do të zgjasë deri në fund të shkurtit. Nëse gjatë grumbullimit ka pakënaqësi në vlerësimin e klasës së duhanit ose probleme të tjera, prodhuesit e duhanit kanë mundësinë të thërrasin një Komision të Shkallës së Dytë, në mënyrë që asnjë nga prodhuesit të mos dëmtohet.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave së bashku me Inspektoratin Shtetëror për Bujqësi do të monitorojnë situatën në terren deri në fund të grumbullimit, i cila këtë vit,  është më e rëndësishme të kalojë pa efekte anësore në shëndetin e prodhuesve të duhanit, inspektorëve bujqësorë nga ISHB, punonjësve në pikat grumbulluese dhe të gjithë të përfshirët e tjerë në proces.
MBPEU pret grumbullim të suksesshëm të duhanit dhe të të gjithë sasive të rëna dakord.

Dokumente për tu shkarkuar

Програма за фитосанитарна политика
Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime