Për herë të parë në Komunën e Dolnenit u hap Njësia Rajonale e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

16.11.2020 15:00:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha sot vizitoi komunën e Dolnenit, ku mori pjesë në përurimin e hapjes së njësisë rajonale të MBPEU në këtë komunë.

"Është këanqësi e veçantë për mua si ministër i Bujqësisë që sot marr pjesë në hapjen e oficiale të zyrës, apo Njësisë Rajonale të bujqësisë në Komunën e Dollnenit. Është një këaqësi që më ra mua në hise kjo hapje e një procedure që ka filluar pak më herët, normalisht që është në shërbim të të gjithë bujqëve të Komunës së Dollnenit që të kryejnë shërbimet dhe detyrat administrative në një afërsi më të afërt të mundëshme. Unë bashkarisht me kryetarin jemi në dipszicion të të gjithë bujqëve, fermerëve në Komunën e Dollnenit dhe normalisht që kjo është vetëm një hap simbolik drej asaj që ne kemi vendosur për të zhvilluar bujqësinë e këtij rajoni. Këtu janë të regjistruar dikur rreth 6.000 bujq, të cilët përmes kësaj zyre tash do ta kenë më të lehtë edhe qasjen e tyre drejt institucioneve, është poashtu edhe një hap tjetër që, rrugës duke ardhur kam biseduar edhe me një nga bankat në Maqedoni që do të sjellin edhe terminalet e tyre për pagesë që të mund të lehtësohet edhe kjo çështje dhe të gjitha shërbimet e juaja në aspektin e aplikimit, qoftë për subvencione, qoftë për çështje tjera të informacionit që ti keni në dispozicion këtu në Komunën e Dollnenit.Ju uroj suksese dhe qoftë e hajrik hapja e kësaj zyre.", tha ministri Hoxha.
Ministri Hoxha falënderoi Kryetarin e Komunës së Dolnenit, Xhemil Qamili, për mbështetjen dhe ndihmën e tij në sigurimin e zyrave për Njësinë Rajonale.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është një partner i fermerëve dhe do të vazhdojë të jetë i tillë.

Share