Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Arjanit Hoxha në takim me Kreun e Delegacionit të BE, David Geer

5.11.2020 15:00:00


Sot, ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Arjanit Hoxha zhvilloi një takim me kreun e Delegacionit të BE, David Geer dhe me udhëheqësin e Departamentit të operacioneve, Stephen Hudolin.
Ambasadori i BE-së shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe përsëriti mbështetjen e plotë që jep BE-ja në proceset euro-integruese.
BE siguron mbështetje financiare përmes fondeve IPA në fusha të ndryshme të bujqësisë dhe zhvillimit rural, në forcimin e kapacitetit administrativ, si dhe në zhvillimin e sistemeve të ndryshme.
Gjithashtu, Kreu i Delegacionit shprehu kënaqësinë e tij me progresin e bërë për zbatimin e programit IPARD dhe përdorimin e të gjitha fondeve nga programi IPARD 2.
Ministri Hoxha u zotua në marrjen e vendimeve strategjike për të zbatuar reformat në përputhje me kërkesat e politikës së përbashkët bujqësore të BE-së dhe angazhimin e plotë në proceset e koordinimit gjatë fillimit të negociatave për Kapitujt 11, 12 dhe 13.

Share