Në kuadër të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, është duke u zhvilluar implementimi i projektit "Prezantimi dhe implementimi i masave për rregullimin e përbashkët të tregjeve" i financuar nga IPA i Bashkimit Evropian 2015 me një buxhet prej rreth 900,000 euro dhe që do të zgjasë 26 muaj.
Zbatimi i këtij projekti është i një rëndësie të madhe për bujqësinë maqedonase, sepse do të kontribuojë në rritjen e mundësive të tregut, zhvillimit ekonomik dhe produktivitetit të përgjithshëm në sektorin e bujqësisë, ndërsa do të përmirësojë edhe konkurrencën e sektorit bujqësor në përputhje me kërkesat për anëtarësim në BE.
Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Arjanit Hoxha, sot ishte prezent në nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet kooperativave nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë.
"Na presin shumë punë, dhe shumë sfida të mëdhaja drejt përmbushjes së plotë të standardeve evropiane dhe modernizimit të sektorëve dhe politikave të përmendura më lartë, që do të rezultojnë në anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane, për të cilën është e nevojshme të bëjmë përpjekje maksimale dhe të kontribuojnë në realizimin e këtij qëllim.
Ju uroj bashkëpunim dhe partneritet të suksesshëm dhe sinqerisht shpresoj se do të jeni një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit edhe për kooperativat e tjera në vend dhe në rajon dhe se ky do të jetë një shembull model edhe nga prodhuesit e tjerë bujqësorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut - deklaroi Ministri Hoxha.
Projekti do të ndihmojë si institucionet, poashtu edhe sektorin privat në rregullimin e paketave apo grupeve të kërkuara të standardeve të tregut kombëtar për pemë të freskëta dhe për perime në tregjet e brendshme dhe në ato të eksportit drejt BE-së, dhe natyrisht duke ndihmuar edhe MBPEU-së në politikat e saja për të mbrojtur produktet bujqësore nga shqetësimet e shkaktuara nga luhatjet e çmimeve dhe konkurrenca jolojale me të cilën përballen prodhuesit.
Ministri Hoxha falënderoi delegacionin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e tij në reformat dhe adaptimin e të gjithë sektorëve.