Evropa dhe Azia Qendrore diskutojnë për zgjidhje për promovim të sistemeve të qëndrueshme agro-ushqimore Ministri Hoxha theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë në zonat rurale, tërheqjen e të rinjve në bujqësi dhe lehtësimin e zhvillimit të biznesit në zonat rurale

3.11.2020 12:30:00


3 Nëntor 2020 - Në sesionin e 32-të të Konferencës rajonale të FAO-s për Evropë, e cila filloi dje, anëtarët e FAO-s nga Evropa dhe Azia Qendrore diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë, dhe në veçanti për mënyrat se si të promovohen sisteme të qëndrueshme agro-ushqimore dhe ushqim të shëndetshëm, gjetjen e zgjidhjeve për të rinjtë,  për punësim dhe për zhvillimin rural.

Konferenca, e cila po mbahet virtualisht, për herë të parë bashkon mbi 31 ministra dhe zëvendësministra, në një total prej mbi 270 përfaqësues nga 51 shtete anëtare për Evropë dhe Azinë Qendrore, që paraqet një pjesëmarrje të lartë në Konferencën rajonale për Evropë deri më tani. Poashtu në këtë konferencë, që mbahet çdo dy vjet, marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe përfaqësues nga sektori privat.

Në fjalën e tij hyrëse, Drejtori i përgjithshëm i FAO-s, Chu vuri në dukje se rajoni është një qendër ekonomike dhe bujqësore, por gjithashtu  theksoi se ai po përballet me shumë sfida afatgjata dhe të reja. Këto përfshijnë "presionin mbi burimet natyrore, degradimin e tokës dhe mungesën e ujit në pjesë të mëdha të rajonit, pasigurinë e vazhdueshme të ushqimit, por edhe rritjen e niveleve të mbi peshës, zgjerimin e boshllëqeve midis zonave rurale dhe urbane, pabarazitë gjinore, urinë dhe varfërinë në shumë zona rurale ", duke shtuar se inovacioni dhe teknologjitë dixhitale janë thelbësore për promovimin e bujqësisë moderne të qëndrueshme dhe për zhvillimin rural.

"Teknologjitë dixhitale, të tilla si xhirimet satelitore, sensorët në distancë dhe aplikacionet e ndryshme, premtojnë ndryshim revolucionar për fermat e vogla dhe për konsumatorët," tha ai, duke theksuar se "ato mund të ndihmojnë në optimizimin e zinxhirëve ushqimorë, në rritjen e aksesit në treg, në zvogëlimin e humbjeve dhe mbetjeve të ushqimit, gjithashtu mund të ndihmojnë për të përmirësuar menaxhimin e ujit dhe për luftimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve tjerë."

Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Arjanit Hoxha, sot foli në një nga sesionet kryesore të Konferencës në temën që ka të bëjë me "Zgjidhjet për të rinjtë, punësimin dhe zhvillimin në zonat rurale në kontekstin e Dekadës së KB për bujqësinë familjare" e cila paraqet një analizë të situatës së fermave të vogla, fermave familjare dhe të rinjve në bujqësi, përfshirë edhe një përmbledhje të strategjive që mund të rigjallërojnë zonat rurale në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Ministri Hoxha theksoi se në aspektin e progresit të përgjithshëm të ekonomisë së vendit, bujqësia dhe zhvillimi rural janë elemente kryesore për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Sektori bujqësor maqedonas përfaqësohet nga ferma kryesisht të vogla bujqësore dhe ferma familjare, sfida kryesore e të cilave është fragmentimi i tokës, i cili është një faktor kufizues për të përmbushur standardet dhe për të siguruar sasinë e nevojshme për të hyrë në tregjet ndërkombëtare. Sipas studimit të FAO-s mbi fermat e vogla dhe fermat familjare, që gjithashtu mbulon edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, konsiderohen si një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes për të arritur sigurinë ushqimore, uljen e varfërisë rurale dhe qëndrueshmërinë e mjedisit. Fermat familjare nuk janë në gjendje të realizojnë potencialin e tyre për zhvillim të qëndrueshëm më vete, tha Hoxha, duke shtuar se "ato duhet të mbështeten përmes politikave të përshtatshme kombëtare të zhvillimit rural që do t'u mundësojnë atyre të rriten në agrobiznese të suksesshme lokale e që do të luajnë një rol udhëheqës në zhvillimin e komunitetit lokal”.

Hoxha shtoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriout ka vendosur një axhendë ambicioze dhe do të ndërmarrë ndërhyrje serioze për të krijuar mundësi punësimi për të rinjtë dhe kushte më të mira jetese për popullsinë rurale në përgjithësi, duke siguruar një qasje më të mirë deri tek toka punuese dhe qasje më të lehtë deri tek kreditë për fermerët e rinj dhe familjarë, duke rritur kështu edhe investimet në infrastrukturë dhe duke ringjallëruar fshatin.

Mjete dhe qasje inovative për mbështetje sa më të përshtatshme

 

Në përgjigje të sfidave me të cilat përballet rajoni, Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s, Chu theksoi disa arritje kryesore të FAO-s, të tilla si strategjia e qasjes deri tek Fondi i gjelbër i klimës, që ka rezultuar me dy projekte të mëdha që do të implementohen në vitin 2021 në Armeni dhe Kirgistan për t'u përballur me sfidat e ndryshimit të klimës, punën normative dhe në terren, konsolidimin e tokës, si dhe strategjinë rajonale për barazi gjinore dhe analizat që kontribuojnë në forcimin e pozitës së grave rurale në të gjithë rajonin.

Chu gjithashtu nënvizoi efektet shtesë të shkakruara nga COVID-19 në sfidat ekzistuese dhe theksoi programin e zhvilluar të FAO-s për një përgjigje gjithëpërfshirëse për rimëkëmbjen nga situata e krijuar nga COVID-19, program i cili synon të zbutë ndikimet e menjëhershme dhe njëkohësisht duke forcuar qëndrueshmërinë e sistemeve ushqimore dhe ekzistencën ”.

Drejtori i përgjithshëm i FAO-s, Chu, gjithashtu theksoi edhe nismën udhëheqëse të FAO-së, "Dorë për dore" (Hand-in-Hand Initiative), e cila është e bazuar nga të dhënat, që synojnë eliminimin e urisë dhe varfërisë.

Iniciativa përmban mjete dhe analitika të sofistikuar, të tilla si Hand-in-Hand Geospatial Platform dhe laboratorin e të dhënave të Inovacionit Statistikor Data Lab për të përshpejtuar transformimin bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.

"Iniciativa 'Dora për Dorën' është fleksibël dhe e hapur për të gjitha vendet. Vendet mund të jenë përfitues dhe partnerë në të njëjtën kohë, dhe unë ju ftoj të bashkoheni me këtë nismë në pronësi të vendeve dhe të udhëhequr nga vendet", ka shtuar ai.

Shefi i FAO-s njoftoi gjithashtu edhe fillimin e Koalicionit të ushqimit këtë javë, më 5 nëntor. Koalicioni i ushqimit - i propozuar nga qeveria italiane dhe i udhëhequr nga FAO - është një aleancë e re globale që do të ndihmojë anëtarët të përballen me efektet e pandemisë COVID-19 në sistemet e tyre ushqimore dhe sektorët e bujqësisë.

Chu gjithashtu ftoi delegacionet e vendeve për të nominuar vendet për të marrë pjesë në Projektin e FAO-s, të titulluar "1,000 Fshatra Dixhitale (1 000 Digital Villages Project), i cili synon t'i kthejë fshatrat ose qytetet në qendra dixhitale, duke pranuar që dixhitalizimi dhe turizmi rural mund të jenë motorë për rritjen e rezistencës, diversifikimin e të ardhurave të fermerëve.

Ushqimi i shëndetshëm dhe sistemet e qëndrueshme ushqimore-bujqësore

Sistemet bujqësore në Evropë dhe Azinë Qendrore janë të larmishme, në faza të ndryshme të zhvillimit dhe nën ndikimin e presioneve dhe sfidave të ndryshme të jashtme. Këto përfshijnë fonde të kufizuara publike, burime të kufizuara natyrore dhe kushte të ndryshme socio-politike. COVID-19 theksoi më tej këto dobësi, por edhe rëndësinë e ndërtimit të sistemeve ushqimore elastike.

Në 2021, Kombet e Bashkuara do të mbledhin një samit për sistemet ushqimore - i cili do të jetë i përqendruar në transformimin e sistemeve ushqimore për të ndryshuar kursin drejt realizimit të Agjendës 2030.

Disa folës të tjerë theksuan nevojën për t'i kushtuar vëmendje si sasisë poashtu edhe cilësisë së ushqimit të prodhuar. Megjithëse keq ushqyerja dhe vonesat e zhvillimit te fëmijët janë të vogla në këtë rajon, mbi pesha është një shqetësim i madh për Evropën dhe Azinë Qendrore, duke pasur parasysh prevalencën e lartë të mbipeshes, e cila, duke filluar mesatarisht nga 18 përqind e popullsisë së rritur në Azinë Qendrore, deri në 23 përqind në Evropë , e duke shkuar deri në 28 përqind në disa shtete anëtare, ndërsa mungesat e mikroelementeve mbeten problem në të gjithë rajonin.

Sesioni 32-të i Konferencës rajonale për Evropën përfundon në 4 Nëntor dhe është e fundit në një seri të Konferencave rajonale virtuale të FAO-s, që përfshiu edhe Azinë e Paqësorin, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe Karaibet e Afrikën.

Share