Ministri Hoxha në "Festivalin e Rrushit": Uroj edhe shumë më shumë manifestime të këtilla të suksesshme, shpresoj që vitin e ardhshëm të shihemi përsëri në kushte normale, me pandemi të tejkaluar dhe pa maska

16.10.2020 16:15:00


Sot në fshatin Bojanë, të Komunës së Sarajit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, Arjanit Hoxha, mori pjesë në manifestimin "Festivali i rrushit".

Ministri Hoxha përshëndeti të pranishmit, të cilët edhe përkundër motit me shi erdhën për të festuar këtë ditë, e cila është e një rëndësie të veçantë për Komunën e Saraj.

Rrushi është një nga kulturat tona bujqësore që kanë një traditë të gjatë të kultivimit në këtë zonë. Pothuajse nuk ka shtëpi që nuk ka një vresht në oborr, sepse rrushi për popullin tonë ka një kuptim simbolik, që do të thotë se rrushi nënkupton mirëqenien. Kultivimi i rrushi është një kulturë tradicionale dhe e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Falë diellit dhe kushteve të favorshme klimatike,nënqielli ynë mundëson kultivimin e vreshtarisë. Në sektorin e prodhimit, rrushi është një nga kulturë që angazhon popullatën rurale dhe ka një rëndësi të madhe tregtare eksportuese.

“Ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë. Kriza e shkaktuar nga pandemia globale me Covid 19 shkaktoi çarje të tregjeve të rrushit në vendin tonë, poashtu edhe në tregjet botërore. Të gjithë jemi përballur me një sfidë të madhe se si të mbrojmë prodhimin vendas dhe të zbusim pasojat nga kriza. Unë jam i kënaqur që ne si Qeveri reaguam menjëherë dhe në kohë, duke futur masa intervenuese, të cilat mundësuan grumbullimi dhe blerja e rrushit të funksionojë normalisht, ndërsa çmimi të jetë në interes të kultivuesve. Me këtë, ne ndihmuam që të gjithë prodhimin e rrushit nga korrja e këtij viti të grumbullohen dhe të blihen nga prodhuesit dhe të jetë në interes të vreshtarëve. Me një fjalë ne nuk lejuam që kriza të ndikojë në prodhimin e rrushit. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të vazhdojë edhe më tej të mbështesë fuqimisht prodhuesit e rrushit në periudhën e ardhshme dhe të kujdeset për prodhimin e përgjithshëm bujqësor ”, tha Ministri Hoxha.

Ministri Hoxha falënderoi organizatorët e veprimtarisë dhe u uroi atyre edhe shumë ngjarje të tjera të këtilla dhe të suksesshme. Ministri Hoxha gjithashtu shprehu shpresën që vitin e ardhshëm manifestimi "Festivali i rrushit" të mbahet në kushte normale, me një pandemi të kapërcyer dhe pa maska.

Share