Ministri Hoxha realizoi takimin e parë me Nicolas Bertolini, Shef i Sektorit të Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së

15.10.2020 15:30:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha zhvilloi sot takimin e parë të punës me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian të udhëhequr nga Nicolas Bertolini - Shef i Sektorit të Bashkëpunimit .

Fokusi i këtij takimi ishte zhvillimi i projekteve aktuale të IPA-s dhe projekteve të ardhëshme që ende nuk kanë filluar brenda MBPEU-së.

Ky është takimi i parë i punës i Ministrit Hoxha, por kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në baza mujore në mënyrë që të monitorohet në mënyrë aktive, të përgjigjen në kohën e duhur dhe të informohen të dy palët në lidhje me zhvillimin e projekteve.

Ministri Hoxha theksoi angazhimin e tij personal për të përmirësuar bujqësinë dhe zhvillimin rural si një përparësi kryesore me qëllimin që të ketë një bujqësi më konkurruese.

Në këtë takim u përmend se përgatitja e një Strategjie Kombëtare për periudhën nga 2021 deri në 2027 është duke u zhvilluar.

Përgjegjësi i Sektorit të Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Europian, Nicola Bertolini, theksoi se përvojat dhe rekomandimet nga projektet e mëparshme do të ndihmojnë shumë në përgatitjen e udhërrëfyesve dhe planeve të veprimit që çojnë në harmonizimin kombëtarë me politikën e përbashkët bujqësore.

Share