Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha realizoi një takim pune me ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Duks, në këtë takim u diskutua për mundësitë dhe potencialin për bashkëpunim në fushën e bujqësisë, i cili është njërin nga sektorët më të rëndësishëm për ekonomitë e të dy vendeve.
Ambasadori Duks theksoi se Hungaria si një vend mik i Republikës së Maqedonisë së Veriut është e interesuar të mbështesë vendin në të gjitha aspektet e procesit të integrimit në strukturat evropiane, përmes ekspertëve të saj, të cilët do të ndihmonin në rregullimin edhe përafrimin me legjislacionin e BE-së dhe ndërtimin e institucioneve. Në të njëjtën kohë, u diskutua edhe për mundësitë e përforcimit të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve përmes zbatimit të projekteve të përbashkëta investuese përmes lidhjes së kompanive hungareze me ato maqedonase për shkëmbime tregtare më të mëdha të produkteve bujqësore dhe ushqimore.
Ndërkaq, Ministri Hoxha shprehu mirënjohje për mbështetjen në sferën e arsimit dhe shkencës të të dy vendeve, si dhe për Programin e Qeverisë së Hungarisë për dhënien e bursave për studentët maqedonas që studiojnë në universitetet ndërkombëtare për shkencat bujqësore, sigurisë ushqimore dhe zhvillimit rural në Hungari.