Sot, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, së bashku me menaxherin rajonal të projektit për përgjegjshmëri gjinore për Evropë dhe Azi Qendrore në suaza të Organit të Kombet e Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women), Ermira Lubani, zhvilluan një takim pune me anëtarët e grupi punues për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Takimi ishte pjesë e projektit "Promovimi i politikave gjinore të përgjegjshme dhe buxhete transparente, gjithëpërfshirëse për qeverisje të përgjegjshme në RMV", që mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Agjencia Suedeze për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar SIDA, që zbatohet nga Organi i Kombet e Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave(UN Women). Takimi i punës u organizua në nder të 15 tetor, datë që shënohet si Dita Ndërkombëtar e grave rurale. "Pabarazia gjinore është një çështje e rëndësishme për çdo shoqëri dhe është veçanërisht e theksuar në sektorin e bujqësisë dhe në zonat rurale. Bujqësia konsiderohet si një sektor i mbizotëruar nga gjinia mashkullore, por nxitës i rritjes dhe zhvillimit në këtë sektor, në një masë më të madhe është edhe gruaja, të cilës duhet t'i sigurojmë njohje më të fortë për rolin e rëndësishëm që kanë në këtë sektor. Shtetet anëtare të BE-së vazhdimisht analizojnë pozicionin e grave në bujqësia dhe në zonat rurale brenda politikave të përbashkëta bujqësore. Rezultatet e këtyre analizave merren parasysh gjatë krijimit të programeve të zhvillimit rural në mënyrë që të kapërcehen stereotipet sociale për rolet gjinore, që kufizojnë aksesin e grave në mundësi përparimi, dhe ndihmojnë në krijimin e barazisë gjinore në shoqëritë rurale", tha Ministri Arjanit Hoxha. Ai shpjegoi të gjithë hapat që janë ndërmarrë deri më tani nga MBPEU, në mënyrë që të përmirësohet statusi i gruas rurale në shoqërinë tonë, me theks të veçantë në Masën 115 "Mbështetje për një femër aktive në familjen bujqësore" në Programin Kombëtar për Zhvillimin Bujqësor dhe Zhvillimin Rural për periudhën 2018-2022. Krijimi i kësaj mase ishte në mënyrë transparente, dhe për herë të parë u organizua me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesit dhe shfrytëzuesëve të mundshëm të saj. Me këtë masa sigurohet mbështetje në formën e një granti në shumën prej 180.000 denarësh për fillimin e një aktiviteti shtesë për gratë fermere bujqësore të regjistruara në ERZS. Për këtë masë ka pasur 402 aplikime që janë pranuar në Agjencinë e Pagesave. Por, për shkak të situatës së krijuar me KOVID 19 në vend, vlerësimi i aplikimet të arritura për këtë masë janë zgjatur dhe procesi është ende në vazhdim. Ministri Hoxha gjithashtu theksoi rëndësinë e miratimi i të ashtuquajturave Rregulla shtëpie për shitje, të cilat kohët e fundit janë vënë në veprim dhe me të cilat kontribuohet që gratë rurale të jenë në gjendje që në mënyrë legale dhe ligjërisht shesin produktet e tyre.