Në takimin e sotëm me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holstein

14.10.2020 16:00:00


Në takimin e sotëm me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holstein, u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm midis dy vendeve tona dhe mbështetja e vazhdueshme që Gjermania i ofron vendit tonë për një zhvillim më të shpejtë ekonomik.

Në fushën e menaxhimit të ujit, Gjermania ofron mbështetje të konsiderueshme përmes KfW Bank, për rehabilitimin dhe modernizimin e sistemeve të ujitjes në luginën jugore të lumit Vardar.
Siç theksoi ambasadorja Holstein, produktet agro-ushqimore maqedonase janë të mirëseardhura në tregun gjerman, sepse ato kanë shije të shkëlqyeshme dhe cilësi të provuar, duke potencuar se Gjermania do të vazhdojë edhe më tej të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e përmbushjes dhe përshtatjes me standardet e BE-së.
Ne theksuam gjithashtu se në procesin e negociatave me BE, ndihma dhe përvoja e Gjermanisë është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë, si dhe për përmbushjen e rekomandimeve të raportit të KE në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, politikës fitosanitare dhe peshkimit.

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën

Shpallje publike dhe njoftime