Në takimin e sotëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kate Marie Burns, u konfirmua angazhimi strategjik i dy vendeve mike dhe partnerëve të NATO-s për të mbajtur raporte të ngushtë ngushta bashkëpunimi për avancim të bujqësisë si një nga degët më të rëndësishme të ekonomisë në vendin tonë. Тheksuam prioritetet tona kryesore në strategjinë e re për bujqësinë dhe zhvillimin rural, veçanërisht në harmonizimin e legjislacionit dhe standardeve me BE.
Ambasadorja Byrnes tha se ajo mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për integrim në BE dhe se beson se fillimi i negociatave është i mirë për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner në realizimin e investimeve të përbashkëta për të forcuar sektorin privat. Në periudhën që vjen, me interes të veçantë do të jenë projektet në pylltari, për parandalimin e prerjeve ilegale si dhe shkatërrimi i tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra.
Në takim mori pjesë edhe Erik Janovski, të cilit i shprehëm mirënjohjen e tij për mbështetjen e ofruar nga USAID përmes projekteve të shumta për të mbështetur bizneset private në sektorin e bujqësisë.