Sot realizoi takim pune me afaristë në sektorin privat dhe njëkohësisht edhe anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

22.9.2020 15:00:00


Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Arjanit Hoxha, sot realizoi takim pune me afaristë në sektorin privat dhe njëkohësisht edhe anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale, problemet si dhe sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohet biznesi në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Temë kryesore e takimit ishte situata e krijuar me pandeminë COVID 19, respektivisht problemet me të cilat ballafoqohen bizneset si rezultat i situates. 
Ministri Hoxha shprehu impenjimin e tij për bashkëpunim ndërmejt MBPEU-së dhe sektorit të biznesit, duke potencuar se është i angazhuar në maksimum që të jetë në vij të kërkesave për zgjidhjen e problemeve dhe vështirësive me të cilat ballafaqohen jo vetëm bizneset, por edhe sektoret e tjera të ekonomisë, të cilat përfshijnë veprimtari të cilat i mbulon resori me të cilin udhëheq ai.

Share