Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të hënën priti përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women)

21.9.2020 12:00:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të hënën priti përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women).
Në takim u diskutua për promovimin e bashkëpunimit në kornizë të programit për buxhetim te përgjegjshëm gjinor, që zyrat e UN Women zbatojnë në vend. Përfaqësueset e UN Women theksuan se sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural është një fushë me rëndësi kryesore për barazinë gjinore dhe për këtë arsye Ministria përmes programeve të saj dhe masave të ndjeshme ndaj gjinisë mund të kontribuojë ndjeshëm në uljen e pabarazive që ekzistojnë në bujqësi. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave z. Hoxha premtoi se MBPEU do të jetë partner në arritjen e qëllimit të përbashkët: Promovimi i barazisë gjinore në Republikën e Maqedonisë Veriore përmes institucionalizimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në planifikimin strategjik të zhvillimit bujqësor dhe zhvillimit rural, politikëbërjes dhe proceset e buxhetit, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe kombëtare, përfshirë Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW), Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) dhe Platformën e Pekinit për Veprim (BPfA).
Ministri Hoxha gjithashtu u zotua se do të përpiqet të përmirësojë pozicionin ekonomik dhe social të grave në zonat rurale duke forcuar efektivitetin dhe ndikimin e programeve kombëtare për mbështetjen financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, duke krijuar dhe promovuar masa për të rritur mundësitë e punësimit, si dhe krijimin e masave për njohjen e punës së papaguar të grave në bujqësi dhe në familje.

Share