Në takimin e sotëm të ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Arjanit Hoxha me ambasadoren e Ukrainës H.E Natalija Zadorozhnyuk, u konfirmua interesimi i të dyja vendeve miqësore në intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësise, veçanërisht në fushën e tregtisë së produkteve bujqësore ushqimore.
Tregu ukrainas, siç theksoi Ministri, është shumë i rëndësishëm për ne, sepse ai ofron potencial dhe mundësi të mëdha, të cilat nuk janë shfrytëzuar sa duhet. Rritja e produkteve agro-ushqimore në tregjet e të dyja vendeve, do të jetë një nga prioritetet në të ardhmen.