Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha zhvilloi takimin e parë me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut E. T. Fatos Reka, ku u theksua bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe interesin e ndërsjelltë për përmirësimin e mëtejshëm të tij.
Ministri Hoxha theksoi se nënshkrimi i Marrëveshjes së harmonizuar të Politikës Fitosanitare midis dy ministrive është një hap shumë i rëndësishëm në lehtësimin e tregtisë së produkteve agro-ushqimore në përputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat fitosanitare të të dy vendeve.
Ministri propozoi një takim dypalësh me homologun e tij shqiptar në të ardhmen e afërt, gjatë së cilës do të nënshkruhet Marrëveshja e përmendur.
Gjatë takimit u diskutua për mundësinë për praninë e përbashkët të kompanive maqedonase dhe shqiptare nga sektori i bujqësisë në tregun evropian dhe u dha mbështetje për iniciativa të reja dhe projekte të përbashkëta në procesin e përshtatjes me BE.
Ambasadori Reka theksoi se vitet e fundit Shqipëria po i kushton vëmendje të madhe agroturizmit, si një degë e re për të cilën ka shumë interes dhe e cila mund të transferohet në vendin tonë.
Në fund të takimit, Ministri Arjanit Hoxha theksoi se kabineti i tij është i hapur për bashkëpunim dhe zhvillim të ideve dhe projekteve të reja të përbashkëta për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në bujqësi midis vendeve tona fqinje.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është e përkushtuar dhe punon gjithmonë për të mirën e fermerëve dhe të gjithë qytetarëve të RMV