Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, në Kavadar, u takua me kryetarin e Komunës së Kavadarit Mitko Jancev, kryetarin e Komunës së Negotinës Toni Delkov, kryetarin e Komunës së Demir Kapisë Lazar Petrov, deputetët Panço Minov, Daniela Koleva dhe Lolita Ristova si dhe me përfaqësues të shoqatave të vreshtarëve dhe disa nga kultivuesit e vreshtave nga ky rajon.
Në takim u diskutua për çmimin e blerjes të rrushit jashtëzakonisht të ulët në njërën nga veraritë, e cila u publikua së fundmi në mediat sociale. Rrushi nga korrja e këtij viti është prodhuar me cilësi të lartë dhe rendiment të lartë falë kushteve të mira klimatike që ishin të favorshme për kultivuesit këtë vit.
Nuk duhet të ketë abuzime ose shantazhe ndaj fermerëve nga asnjë verari. Vinaritë duhet të vendosin çmime që nuk do të jenë fyese për punën e fermerit, por përkundrazi të stimulojnë prodhimin. Qëllimi i takimit të sotëm është për të theksuar se duhet të vendosin çmime të pranueshme të blerjes që do të jenë të denjë për punën e fermerit, jo vetëm veraria që njoftoi çmime jashtëzakonisht të ulta të blerjes së rrushit, por edhe të gjitha veraritë e tjera që bëjnë blerje,.
Nga ky takim doli procesverbal sipas të cilit:
- Propozohet që deri në mes të javës tjetër të zhvillohet një takim midis MBPEU dhe verarive, në mënyrë që të përcaktohet çmimi i blerjes së rrushit për korrjet e këtij viti dhe sasitë e blerjes.
- Propozohet që zgjidhja e problemit me tepricën e rrushit të bëhet me ndërhyrjen e shtetit.
-Për shkak të prishjes së tregut të brendshëm të verës, uljes së çmimeve në tregjet më të mëdha të eksportit të shkaktuara nga kriza e Korona Virusit, veraritë nëse kanë nevojë duke argumentuar atë, të kërkojnë masa të duhura reale nga shteti.
- MBPEU të informojë ambasadat tona në vendet fqinje dhe vendet e treta në lidhje me eksportin e rrushit të verës me çmimet e blerjes së vitit të kaluar.
Përpjekjet e MBPEU janë gjithmonë në drejtim të sigurimit të kushteve më të mira për të gjithë fermerët sepse qëndrimi ynë ndaj tyre është gjithmonë partner dhe me respekt. Ne presim që edhee vinaritë të sillen në të njëjtën mënyrë dhe të formojnë një çmim të pranueshëm për blerjen e rrushit nga korrja e këtij viti.