Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për subvencione për Programin e Pagesave Direkte skadon në fund të këtij muaji, d.m.th. më 31.07.2020.
Për të përmbushur nevojat e të gjithë fermerëve që duan të aplikojnë për subvencione, të gjitha Njësitë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të punojnë gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diel) deri në afatin e fundit për paraqitjen e aplikimeve.
Dorëzimi i aplikimeve mund të bëhet në mënyrë elektronike, dmth në mënyrë të pavarur nga aplikantët duke u regjistruar në sistemin në faqen e internetit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (www.ipardpa.gov.mk), ku është vendosur udhëzuesi i aplikimit.
Ata fermerë që nuk mund të paraqesin aplikime në mënyrë elektronike ose kanë nevojë për ndihmë për plotësimin e aplikimeve elektronike, mund të drejtohen në Njësitë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në të gjithë vendin, të cilat janë në dispozicion të tyre për çdo gjë që i intereson në lidhje me paraqitjen e aplikacioneve. Në faqen e internetit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, publikohen numrat e telefonit të udhëheqësve të të gjitha njësive Rajonale të MBPEU, në mënyrë që fermerët të kenë mundësinë të kërkojnë ndihmë përmes telefonit.