Dimkovski: MBPEU tregoi se çfarë do të thotë kujdesi i vërtetë për prodhuesit e orizit

10.7.2020 11:00:00


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski ishte në Koçan, qyteti i njohur për prodhimin e orizit. 

Dimkovski pati një takim me prodhuesit e orizit për të diskutuar disa çështje që lidhen me prodhimin e orizit, siç është sigurimi i materialit cilësor të farës dhe rifillimi i Institutit për oriz në Kocan, i cili aktualisht po përballet me mungesa të stafit kadrovik dhe teknik. U diskutua gjithashtu për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse dhe kontrollin gjatë importit, për të cilën në mënyrë aktive është i përfshirë  Inspektorati Shtetëror për Bujqësi.

"Për të mbështetur dhe zhvilluar prodhimin e orizit, subvencionimi  për orizin arpa është rritur disa herë në tre vitet e fundit. Këtë vit shuma e pagesave direkte për orizin është 25,000 denarë për hektar, pra 30,000 denarë për hektar për ekonomitë bujqësore me sipërfaqe të raportuar të mbështetjes financiare prej së paku 5 hektarë, maksimum deri në 50 hektarë me përdorim të detyrueshëm të farës së certifikuar.

Këtë vit, çmimi i orizit është rritur, pra nga 49 denarë për kilogram vitin e kaluar, këtë vit çmimi i blerjes së orizit të bardhë është 58 denarë për kilogram, çmimi i arpës për vitin 2018 ishte 14 denarë për kilogram, ndërsa për 2019 është 25 denarë për kilogram. - tha Ministri Dimkovski.

MBPEU ka punuar në mënyrë aktive me këtë qeveri për 3 vitet e fundit për të siguruar të gjitha burimet e nevojshme për fermerët, përfshirë prodhuesit e orizit. Kur prodhuesit e orizit kishin një problem me shitjet, u morën masa shtesë për të anuluar humbjet e mëparshme nga çmimet e ulëta të blerjes së orizit. Po punohet intensivisht në digën e Reçanit, e cila do të sigurojë ujitje në 1,500 hektarë tokë të re bujqësore. 

Në tre vitet e kaluara, MBPEU ka treguar se çfarë do të thotë në të vërtetë të kujdesesh për fermerët dhe bujqësinë. Subvencionet janë rritur, pagesa bëhet rregullisht, në kohë dhe në mënyrë jo selektive. Mbështetja direkte dhe indirekte në bujqësi është në vlerën rekord historike prej mbi 430 milion euro.

 

Share