Ka filluar shpërndarja e kartelave për shfrytëzuesit e rinj të naftës së gjelbërt sipas programit të vitit 2020

11.7.2020 12:00:00


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski dhe drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikolçe Babovski, vizituan rajonin e Strumicës ku informuan për fillimin e shpërndarjes së kartelave për shfrytëzuesit e rinj të naftës së gjelbërt.

Kartelat e reja në të gjitha rajonet e vendit do të shpërndahen përmes njësive rajonale të MBPEU.

Ata që tashmë kanë kartela nga viti i kaluar, do të rimbushen automatikisht dhe do të mund të fillohet me përdorin e tyre, d.m.th. të mbushin "eurodiesel për makineri bujqësore".

 "Përmes kësaj mase, ne aktualisht mbulojmë rreth 51,000 fermerë. Mbështetja totale për këtë masë është 224 milion denarë. Këto janë fonde serioze që i kthejmë tek fermerët në një kohë kur ata kanë më shumë aktivitete në këtë fushë. Kjo masë, e cila u prezantua nga Qeveria për herë të parë vitin e kaluar, kontribuon në uljen e kostove të prodhimit, kështu që prodhimi bujqësor është i qëndrueshëm, dhe tek fermerët mbeten më tepër të holla "- tha Ministri Dimkovski.

Të gjithë ata që kanë qenë shfrytëzues të subvencioneve në bazë të Programit 2019 kanë të drejtë të shfrytëzojnë këtë mbështetje. Mbështetja financiare e kartelës pagesore varet nga madhësia e sipërfaqeve dhe kulturave bujqësore për të cilat fermerët kanë aplikuar për subvencione në vitin 2019.

Vitin e kaluar bashkëfinancimi i harxhimeve për blerjen e naftës së gjelbërt për makineri bujqësore ishte 30%, ndërsa këtë vit mbështetja është rritur në 50%

"Kjo masë aktualisht përfshin rreth 51,000 fermerë, ku në Strumicë 5 mijë fermerë do të shfrytëzojnë naftë të gjelbërt.

 Fermerët që kanë kartela nga viti i kaluar, do të jenë në gjendje të mbushin "karburant eurodiesel" nga e hëna pas orës 10. Gjithashtu edhe fermerët që për herë të parë këtë vit fituan të drejtën për të marrë një kartelë të gjelbër, do të mund të shkojnë në Njësitë Rajonale të MBPEU  nga e hëna që  të marrin kartelat e gjelbërta. Në këtë periudhë, fermerët kanë harxhime më të larta të karburantit sepse ne jemi në kulmin e të korrave”- tha drejtori Babovski

Kartela e gjelbërt është e personalizuar dhe ka për qëllim blerjen e karburantit eurodiesel në çdo pikë karburanti të Makpetrol AD ​​në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë kartelë ju nuk mund të tërhiqni të holla ose të blini produkte të tjera. Kartala mund të përdoret në mënyrë të përsëritur derisa fondet të jenë harxhuar. Pas mbushjes së parë të karburantit, fermerët marrin një llogari ku mund të shohin se sa mjete kanë mbetur në dispozicion në kartelë.

Masa për naftën e gjelbër mundëson prodhimtari fitimprurëse bujqësore dhe produkte konkurruese bujqësore vendase. Në 3 vitet e kaluara, MBPEU ka treguar se çfarë do të thotë kujdesi i vërtetë për fermerët dhe bujqësinë.

Share